Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKORDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me akordimin e veglave muzikore, ajo që akordon instrumente muzikore. Mungon akorduesja e instrumenteve me dridhje. Akorduese e kitarës.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i akorduar ose i akordueshëm, vetia e diçkaje që është e akordueshme. Akordueshmëria e veglave me tela.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që akordohet, që mund të akordohet; që është me mundësi akordimi. Lazer i akordueshëm. Shirita të akordueshëm midis temperaturave të ulëta e të larta.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDÚAR (i, e) mb. Që është akorduar, që ka hyrë në akord; që është harmonizuar; kund. i çakorduar. Violinë e akorduar (e çakorduar).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë