Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKORD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. muz. Vë në akord telat e një vegle muzikore ose sjell në të njëjtin ton zërat ose veglat muzikore, harmonizoj, përputh ose pajtoj në një ton muzikor; rregulloj ose harmonizoj një instrument; kund. çakordoj. Akordoj violinën (mandolinën, kitarën, pianon). Akordoj veglat. Akordoj zërat.
2. Bëj që të jetë diçka në përputhje ose në harmoni, harmonizoj elemente, njësi, pjesë etj. Akordoj planet. Akordoj nenet me statutin. Akordoj diskutimet rreth një çështjeje.
3. radio. Vë radion në një valë të caktuar për t’u lidhur me një dhënës. Akordoj marrësin me dhënësin.
4. libr. Pajtoj ose bashkërendoj interesat a qëllimet mes dy palëve, bie në bashkëmarrëveshje. Akordoi interesat (pikëpamjet). I akordoi telat me dikë (keq.) është marrë vesh, ka rënë në ujdi me dikë. I vuri në akord punët i vuri në terezi punët.
5. ek. Jap ose miratoj një kredi, një bursë, një fond, një tender etj. Banka e akordoi kredinë. Akordoi fonde për bujqësinë.
✱Sin.: përshtat, pajtoj, përputh, harmonizoj, miratoi, lejoj.
AKORDÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merret me akordimin e veglave muzikore. Akordues i zërave të korit. Akorduesi i instrumenteve të ansamblit folklorik. 2. Pajisje, instrument për …
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me akordimin e veglave muzikore, ajo që akordon instrumente muzikore. Mungon akorduesja e instrumenteve me dridhje. Akorduese e kitarës.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i akorduar ose i akordueshëm, vetia e diçkaje që është e akordueshme. Akordueshmëria e veglave me tela.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që akordohet, që mund të akordohet; që është me mundësi akordimi. Lazer i akordueshëm. Shirita të akordueshëm midis temperaturave të ulëta e të larta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë