Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKÓRD,~II m. sh. ~E, ~ET muz. Harmonizim i tre ose më shumë tingujve që luhen njëkohësisht me lartësi të ndryshme; bashkim i tingujve të luajtur njëkohshëm që krijojnë harmoni muzikore. Akorde të thjeshta. Akorde me katër nota. Akorde të modifikuara. Akorde të hapura (të mbyllura). Luaj disa akorde. Përsërite akordin e parë. Akord tonik akord bazë në një tonalitet të caktuar. Vë në akord përshtat diçka për të arritur përputhje ose harmoni tingujsh. Në akord në përputhje me një tingull të caktuar.
✱Sin.: harmonizim, bashkim, përputhje, harmoni, pajtim, kombinim.
AKÓRD,~III m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. ek. Marrëveshje e arritur midis dy ose më shumë palëve për një çështje të caktuar; marrëveshjeje për të kryer një punë. Arritën një akord. Akord dypalësh. Punë me akord. Jap (marr) me akord. Akord për pagesën.
2. libr. Marrëveshje. Janë (bien) në akord. Idetë e tyre ishin në akord.
✱Sin.: marrëveshje, pajtim, përputhje, harmonizim.
AKORDEÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT muz. Fizarmonikë. I bie akordeonit. Shoqëroj me akordeon këngën.✱Sin.: harmonikë, fizarmonikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDÍM,~I m. 1. Veprimi kur akordoj ose kur akordohet diçka. 2. muz. Vënie në akord e telave të instrumenteve muzikore, të akorduarit, harmonizimi i tonit të zërave ose të veglave…
Shfaq përkufizimin e plotë →►AKORD/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Hyn në akord, vihet në akord; kund. çakordohet. Akordohen zërat. Akordohet violina.2. pës. e AKORDOJ. U akordua kontrabasi.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. muz. Vë në akord telat e një vegle muzikore ose sjell në të njëjtin ton zërat ose veglat muzikore, harmonizoj, përputh ose pajtoj në një ton muzik…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDÚAR (i, e) mb. Që është akorduar, që ka hyrë në akord; që është harmonizuar; kund. i çakorduar. Violinë e akorduar (e çakorduar).
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merret me akordimin e veglave muzikore. Akordues i zërave të korit. Akorduesi i instrumenteve të ansamblit folklorik. 2. Pajisje, instrument për …
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me akordimin e veglave muzikore, ajo që akordon instrumente muzikore. Mungon akorduesja e instrumenteve me dridhje. Akorduese e kitarës.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që akordohet, që mund të akordohet; që është me mundësi akordimi. Lazer i akordueshëm. Shirita të akordueshëm midis temperaturave të ulëta e të larta.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORÉ,~JA f., mjek. Mungesë e lindur e bebëzës së syrit, mungesë e irisit. Akoreja e syrit të djathtë (të majtë).
Shfaq përkufizimin e plotë →AKORÍ,~A f., mjek. Pangopësi, panginjësi, gjendje kur i sëmuri nuk e ndien veten asnjëherë të ngopur; inoreksi. Kam akori. Vuan nga akoria. Shenjat e akorisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë