Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►AKOMOD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Rehatohem.
2. vetv. Përshtatem me një situatë, me një mjedis me kushte të reja, në mënyrë të shkallëshkallshme dhe të vetvetishme. U akomodua në hotel (në suitë). Ajo akomodohet shpejt. Akomodohem në kushtet klimatike. Makinat moderne akomodohen automatikisht. E moshuara u akomodua ndaj vapës. E ka të vështirë të akomodohet në kulturën e re.
3. pës. e AKOMODÓJ. U akomodua me orarin e ri.
✱Sin.: përshtatem, mësohem, rregullohem, adaptohem, sistemohem, rehatohem.
AKOMOD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rehatoj diku; bëj dikë të ndihet rehat. Akomodoj dhomën për bibliotekë. Akomodoj udhëtarët në aeroplan. Hoteli akomodoi 50 vizitorë. Akomodoi foshnjën në kopshtin e lagjes.
2. Përshtat të jetojë e të veprojë në kushte të tjera të paprovuara, përshtat. Akomodoj të porsalindurin në temperaturën e dhomës. Ata u akomoduan shpejt me vapën. Akomodoi nxënësit me rregullat e reja.
✱Sin.: përshtat, adaptoj, mësoj, rregulloj, mbarështroj, sistemoj, rehatoj, strehoj, modifikoj, ndryshoj.
AKOMODÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprim kur akomodoj dikë ose kur akomodohem. 2. Gjendja kur përshtatesh në kushte e në rrethana të reja. Akomodimi i sistemeve. Mënyra e akomodimit. P…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKOMODÍTET,~I m. Gjendje përshtashmërie, rehatie nga ana fizike, psikologjike ose sociale; ndjenjë qetësie dhe kënaqësie. Akomoditet shoqëror. Ofron (garanton, siguron) akomoditet.…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKOMOD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rehatoj diku; bëj dikë të ndihet rehat. Akomodoj dhomën për bibliotekë. Akomodoj udhëtarët në aeroplan. Hoteli akomodoi 50 vizitorë. Akomodoi f…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKOMODÚAR (i, e) mb. Që është përshtatur ose që është vendosur në mënyrë të rehatshme dhe të kënaqshme në një situatë, në një mjedis ose në kushte të përshtatshme, i mësuar me kush…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKOMODÚAR,~IT (të) as. Akomodim.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKOMODÚES,~E mb. Që ka aftësinë për të krijuar kushte të favorshme për përshtatjen ose rehatinë e dikujt. Personeli akomodues. Kushtet akomoduese. Rregullat akomodues. Objekt akomo…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë