Fjalori
AKCIZË

AKCÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fin. Taksë detyrimi jo e drejtpërdrejtë për qarkullim mallrash; taksë e veçantë për mallracaktuara (si karburantet, duhani, pijet alkoolike, kafja, mielli, kripa etj.), si dhe për disa shërbime, si burim të ardhurash për buxhetin e shtetit, për të kufizuar përdorimin e produktevedëmtojnë shëndetin ose mjedisin si dhe për të nxitur përdorimin e mallrave alternative. Akciza për derivatet e naftës. Akciza minimale. Ligji mbi akcizat. Heqja (ulja) e akcizave. Akciza e cigareve. Akciza për mallra të luksit. Akcizë e redaktuar. Vendosje e akcizës. Paguaj akcizën.
Sin.: mbitaksë, taksë, tatim.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.