Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKCEPTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që pranon a pajtohet me një propozim, me një mendim, me një sugjerim, me një këshillë të dikujt.
2. drejt. Ajo që pranon ose që merr përsipër një detyrim të lidhur me një kontratë të dyanshme. Akceptuesja e marrëveshjes ndërroi mendjen. Akceptuesja e ofertës. Akceptuesja si palë e kontratës.
✱Sin.: pranuese, pajtuese, miratuese, përvetësuese.
AKCÉPT,~I m., bank. 1. Pranim ose miratim i diçkaje (kërkesë, shkresë, dokument, faturë, ofertë), pajtueshmëri për të pranuar dhe për të nënshkruar një kontratë (marrëveshje, kambi…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKCEPTÍM,~I m., drejt. 1. Veprimi kur pranoj, kur miratoj, kur pëlqej diçka ose kur pajtohem me dikë a me diçka; miratimi ose pranimi i një situate, i një ideje ose i një fakti. Ak…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKCEPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Pranoj ose miratoj diçka në kuptim formal ose zyrtar; mirëpres një propozim (mendim, sugjerim, këshillë etj. të dikujt). Akceptoj mendimin (ven…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKCEPTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që pranon ose që pajtohet me një propozim, me një mendim, me një sugjerim, me një këshillë të dikujt. Akceptues i sugjerimit.2. drejt. Ai që pranon…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKCEPTUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i akceptueshëm, vetia e diçkaje që është e akceptueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKCEPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të akceptohet; kund. i paakceptueshëm. I akceptueshëm nga bashkëkombësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë