Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKCÉPT,~I m., bank. 1. Pranim ose miratim i diçkaje (kërkesë, shkresë, dokument, faturë, ofertë), pajtueshmëri për të pranuar dhe për të nënshkruar një kontratë (marrëveshje, kambial, faturë pagese, fletëpagesë, çek etj.); akti i miratimit të një marrëveshjeje, të një kontrate ose të një propozimi. Akcepti i kërkesës. Akcepti i marrëveshjes u bë me nënshkrimin e saj. Kërkesa juaj është marrë në akcept.
2. drejt. Deklaratë e një personi a subjekti juridik se do të paguajë borxhin e faturimit në tërësi ose pjesërisht në afatin e paraparë e të pranuar me kontratë. Fatura u dërgua për akcept.
✱Sin.: pranim, pajtim, miratim, pëlqim, pajtueshmëri, aprovim.
AKCEPTÍM,~I m., drejt. 1. Veprimi kur pranoj, kur miratoj, kur pëlqej diçka ose kur pajtohem me dikë a me diçka; miratimi ose pranimi i një situate, i një ideje ose i një fakti. Ak…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKCEPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Pranoj ose miratoj diçka në kuptim formal ose zyrtar; mirëpres një propozim (mendim, sugjerim, këshillë etj. të dikujt). Akceptoj mendimin (ven…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKCEPTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që pranon ose që pajtohet me një propozim, me një mendim, me një sugjerim, me një këshillë të dikujt. Akceptues i sugjerimit.2. drejt. Ai që pranon…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKCEPTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që pranon a pajtohet me një propozim, me një mendim, me një sugjerim, me një këshillë të dikujt. 2. drejt. Ajo që pranon ose që merr përsipër …
Shfaq përkufizimin e plotë →AKCEPTUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i akceptueshëm, vetia e diçkaje që është e akceptueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKCEPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të akceptohet; kund. i paakceptueshëm. I akceptueshëm nga bashkëkombësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë