Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AKAPARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET keq. 1. Veprimi kur kontrolloj dhe mbizotëroj një treg për përfitime vetjake.
2. Përfitim në mënyrë të padrejtë e të paligjshme i pasurive, i burimeve, i pushtetit. Akaparim e mallrave. Akaparim i tregut. Akaparim pushteti. Akaparimi i pasurive natyrore nga kompani të mëdha (ek.).
✱Sin.: përvetësim, përvetim, monopolizim, uzurpim, shpërdorim, abuzim, vjedhje.
►AKAPAR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Përvetësohet diçka për përfitim vetjak me rrugë të dyshimta, të paligjshme ose të padrejta; përfitohen në mënyrë të padrejtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKAPAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR keq., kal. 1. Marr, zotëroj, shtie në dorë ose grumbulloj në sasi të mëdha një mall a diçka tjetër për përfitim vetjak me rrugë të dyshimta, të paligjshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKAPARÚAR (i, e) mb. Që ka të bëjë me akaparimin, që i përket akaparimit, i akaparimit; i monopolizuar. Mall (treg) i akaparuar. Pasuri e akaparuar. Shtëpi e akaparuar.✱Sin.: i për…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKAPARÚES,~E mb., keq. Që akaparon; që përfiton padrejtësisht e paligjësisht diçka; monopolizues. Veprime (qëllime, synime) akaparuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →AKAPARÚES,~I m. sh. ~, ~IT keq. Ai që akaparon, ai që merret me akaparime, ai që përfiton padrejtësisht e paligjësisht diçka; monopolizues. Akaparues drithi (lëndësh të para). Ai ë…
Shfaq përkufizimin e plotë →AKAPARÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET keq. Ajo që akaparon, ajo që merret me akaparime, ajo që përfiton padrejtësisht e paligjësisht diçka; monopolizuese. Akaparuese mallrash ushqimore. A…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë