Fjalori
AJTH

AJTH,~II m. 1. Pjesa e brendshme e kokrrësdrithërave; maja e miellit, që del nga sita e dendur, palcë. Ajthi i grurit (i misrit, i elbit etj.)
2. fig. Thelbi, zemra, pika më e ndjeshme, më e lëndueshme a më e prekshme; burimi i një pune. I gjej ajthin i gjej rrënjët, burimin, thelbin.
Sin.: thelb, palcë, zemër, majë, bërthamë.

AJTH

AJTH,~III m. Erë e lehtë dhe e butë. Ajth freskues. Frynte një ajth i ngrohtë.
Sin.: puhi, fresk, fllad, frymë.

AJTH

AJTH,~IIII m. sh. ~E, ~ET zool. Morr i vogël, i porsadalë nga veza. Ishte mbushur me ajthe.

AJTH

AJTH,~IIV m. sh. ~E, ~ET Masë sa dora ose sa grushti. Një ajth miell. I futa një ajth kripë ujit. Kishte mbetur sa një ajth ishte zvogëluar, kishte humbur peshë.


Rezultate të ngjashme

ÁJTHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i dobët nga shëndeti, i hollë (nga trupi).Sin.: i hajthshëm, i hajthëm, i ajthët, hollak, i ligsht, i dobët, thatiq, thataq, thatak, thatuk, th…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÁJTHËT (i, e) mb. I ajthshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.