Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AJRÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me ajrin, që i përket ajrit, i ajrit; që është i përbërë nga ajri, që ka ajër. Hapësira ajrore. Rrymë (masë) ajrore. Shtypje ajrore. Trysni ajrore. Gropë ajrore (av.). Oqeani ajror (libr.) atmosfera.
2. Që ndodhet në ajër, që nuk është mbi tokë, që nuk është i futur në tokë. Pjesa ajrore e bimës. Rrënjë ajrore (bot.).
3. Që ka të bëjë me fluturimin (lundrimin) në ajër; që ka të bëjë me mjetet për fluturimin në ajër ose që u shërben atyre; që bëhet nga ajri; kund. joajëror. Lundrim ajror. Fluturime ajrore. Rrugë ajrore. Qarkullim ajror. Transport ajror. Linja ajrore. Fluks ajror. Flota ajrore. Agjenci ajrore. Posta ajrore. Telefon ajror. Forcat ushtarake ajrore. Trafik ajror komercial. Vrojtim (zbulim) ajror. Sulm (bombardim) ajror. Alarm ajror. Kontroll i trafikut ajror. Shërbimet e navigacionit ajror. Rregullimi ekonomik i qarkullimit ajror. Shërbim special ajror. Patrullim ajror. Menaxhim i trafikut ajror. Kodi ajror.
►AJR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Ajroset, ndërrohet ajri, pastrohet ajri, mbushet me ajër të pastër. Ajrohet shtëpia. Ajrohet mjedisi. Ajrohen bodrumet.2. pës. …
Shfaq përkufizimin e plotë →AJR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbush me ajër një mjedis të mbyllur, ndërroj ajrin në një mjedis, ajros një hapësirë (shtëpi, dhomë, klasë etj.); fut ajër të pastër në një mjedis q…
Shfaq përkufizimin e plotë →AJROLUNDRÚES,~I m. sh. ~, ~IT vjet. Mjet fluturues më i lehtë se ajri, balonë. Aerolundrues ushtarak. Aerolundrues i aeroplanit civil.
Shfaq përkufizimin e plotë →AJROLUNDRÚES,~E mb. Që shërben për fluturim në ajër, aeronautik. Mjet aerolundrues. Pajisje aerolundruese. Ekuipazh aerolundrues.
Shfaq përkufizimin e plotë →AJRÓS vep., ~A, ~UR kal. Ajroj. Ajros dhomën. Ajrosa klasat.
Shfaq përkufizimin e plotë →►AJRÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Ndërrohet ajri, pastrohet ajri. Ajroset kuzhina. U ajrosën jorganët. U ajrosëm në kopshtin tonë.2. pës. e AJRÓS.✱Sin.: ajrohet, aj…
Shfaq përkufizimin e plotë →AJRÓSJ/E,~A f. Ndërrim ajri, pastrim ajri. Ajrosje mekanike. Siguroni ajrosje të mirë! Tuba për ajrosje. Cilindër për ajrosje. Ajrosje e dyshekëve. Filtër ajrosje. Tapet ajrosje. D…
Shfaq përkufizimin e plotë →AJRÓSUR (i, e) mb. Që i është ndërruar e freskuar ajri, që është ajruar; që është mbushur me ajër, që ka shumë ajër, që ka ajër të pastër. Mjedis i ajrosur. ✱Sin.: i ajruar, i ajri…
Shfaq përkufizimin e plotë →AJRÓSUR,~IT (të) as. Ajrim. Të ajrosurit e shtëpisë është i domosdoshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë