Fjalori
AJKËT

ÁJKËT (i, e) mb. 1. I trashë e i dendur si ajkë (për lëngjet). Qumësht i ajkët. Lëng i ajkët.
2. Që ka shumë ajkë. Gjellë e ajkët.


Rezultate të ngjashme

AJKËTÍM,~I m. 1. Veprimi kur ajkëtoj ose kur ajkëtohet një lëng. 2. Përpunim i qumështit dhe i ajkës, të ajkëtuar. Ajkëtimi i qumështit.Sin.: ajkosje, ajkim, trashje, mazitje, kre…

Shfaq përkufizimin e plotë →

AJKËTÍS vep., ~A, ~UR kal. Ajkëtoj. Ajkëtis qumështin (kosin).

Shfaq përkufizimin e plotë →

AJKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Zë ajkë, zë mazë. Ajkëton qumështi (kafja).2. kal. I heq ajkën nga qumështit.3. kal. E bëj më të trashë e më të dendur, e trash (nj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

AJKËT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Lëshon djersë e lyrë (për leshin, flokët, lëkurën), djersit. I ajkëtojnë flokët. 2. Pikon me pika të trasha. Ajkëtojnë trarët e tava…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÁJK/Ë,~AI f. 1. Shtresë e yndyrshme që zë përsipër qumështi, pasi e ziejmë dhe e lëmë në një enë. Ajkë e trashë. Ajkë e ëmbël. Ajkë e freskët. Ajka e qumështit. Kos me ajkë. Zë (vë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÁJK/Ë,~AII f. Lyra që krijohet në leshin e palarë; djersë e yndyrshme në lëkurën e bagëtive dhe në flokët e njeriut. Ajka e leshit të deleve. Ajka e flokëve të palara. Sin.: Sin.:

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÁJK/Ë,~AIII f., fig. Pjesa më e mirë dhe më e zgjedhur, pjesa kryesore; balli, lulja. Ajka e djemve (e burrave). Ajka e intelektualëve. Ajka e artistëve (e sportistëve). Ajka e sho…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÁJKË mb. Që është gjysmë i lëngshëm e si i yndyrshëm, i lyrshëm, i butë (për salcën, baltën etj.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÁJKË ndajf., fig. Shumë. I butë ajkë. I bardhë ajkë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

AJKËSÍ,~A f. 1. Të qenët me ajkë. Ajkësia e qumështit. Ajkësia e çokollatës. 2. Tërësia e ajkës e fituar dhe e përpunuar nga qumështi, ajkë. Ajkësi nga qumështi i deleve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.