Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AGULLÁÇ,~E mb., krahin. 1. I papjekur, rrok, muf, i pabërë (për frutat). Fik agullaç. Dardhë agullaçe.2. fig., edhe si em. I papjekur, aguridh. Djalë agullaç.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGULLÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Frutë e papjekur. Hëngri agullaçë. Mbushi krojshen me agullaçë.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGULLÍ,~A f. Agim. Që në agulli u nis për në rrugë. Agullia nis ditën.✱Sin.: ag, agull, agulli, agullim, agullimë, mëngjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur agullon.2. Agim, ag. Drita e agullimit. Shkrepi agullimi. Ra agullimi. Agullim acar.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGULLÍM/Ë,~A f. Drita e mugët e agimit; mugëtirë agu, mugëtim i mëngjesit. Agullimë e zbehtë. Agullimë e kthjellët.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGULL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Agon1. Agulloi dita. Agulloi me natë.✱Sin.: agullin, agullon, agmon, gdhin.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGULLÓR,~E mb., poet. Agimor, i agimtë. Dritë agullore. Pamje agullore.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGÚLLT (i, e) mb. I agulluar, i mjegulluar, vagëllues i vagëlluar. Zbardhim i agullt.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGULLTÍ,~A f. Të qenët i agullt a i agulluar. Agullti e hirtë. E zuri agulltia.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGULÍÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Primula veris, Primula vulgaris, Primula grandiflores) Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të hollë, me gjethe vezake, me lule të ver…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë