Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AGRO- fjalëform., libr. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, e cila u përgjigjet nga kuptimi fjalëve: agrar, agronomik (p.sh. agrobiologji, agrobotanikë, agrokimi, agrorregullore, ag…
Shfaq përkufizimin e plotë →AGROFÓND,~I m. sh. ~E, ~ET bujq. Tërësia e burimeve teknologjike, e burimeve financiare si dhe e masave agroteknike, që zbatohen në një tokë bujqësore dhe që përcaktojnë gjendjen e…
Shfaq përkufizimin e plotë →AGROKIMÍ,~A f. Degë e kimisë që studion përbërjen kimike të tokave, ushqimin e bimëve, përdorimin e plehrave dhe shfrytëzimin e lëndëve kimike për rritjen e për mbrojtjen e bimëve …
Shfaq përkufizimin e plotë →AGROKIMÍK,~E mb. Që ka të bëjë me agrokiminë; që i përket agrokimisë, i agrokimisë. Masa agrokimike. Hartë agrokimike. Njohuri agrokimike. Eksperimente agrokimike.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGROLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me agrologjinë; special\ist i agrologjisë. Agrolog i shkathët. Bëhem agrolog. Agrologu solli raportin e hulumtimit
Shfaq përkufizimin e plotë →AGROLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me agrologjinë; specialiste e agrologjisë. Agrologe e diplomuar. Raporti analitik i agrologes.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGROMÁK,~U m. kryes. nj., iron., hist. Ai që punonte si agronom, por nuk kishte formimin e plotë a të duhur të agronomit.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGRONÓM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bujq. Specialist në fushën e agronomisë; organizues i prodhimit bujqësor mbi baza shkencore. Agronom i lartë (i mesëm). Agronomi i Kompanisë bujqësore.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGRONÓM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bujq. Specialiste në fushën e agronomisë; organizuese e prodhimit bujqësor mbi baza shkencore. Agronome e lartë (e mesëm). Agronomja e fermës bujqësore…
Shfaq përkufizimin e plotë →AGRONOMÍ,~A f., bujq. Shkenca që merret me studimin dhe drejtimin e sistemit të prodhimit bujqësor, përfshirë edhe burimet natyrore, ligjet e punimit të tokës dhe të prodhimit bujq…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë