Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AGROKIMÍ,~A f. Degë e kimisë që studion përbërjen kimike të tokave, ushqimin e bimëve, përdorimin e plehrave dhe shfrytëzimin e lëndëve kimike për rritjen e për mbrojtjen e bimëve si dhe për shtimin e prodhimtarisë bujqësore, duke ruajtur baraspeshën ekologjike dhe duke zvogëluar ndikimin negativ në mjedis.
AGROKIMÍK,~E mb. Që ka të bëjë me agrokiminë; që i përket agrokimisë, i agrokimisë. Masa agrokimike. Hartë agrokimike. Njohuri agrokimike. Eksperimente agrokimike.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGROKIMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me agrokimi; specialist i agrokimisë. Agrokimist i specializuar. Ndihet mungesa e agrokimistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGROKIMÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me agrokimi; specialiste e agrokimisë. Agrokimistja e ardhshme. Detyrat e agrokimistes.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë