Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AGÓR/Ë,~A f. 1. Shesh qyteti në Greqinë e lashtë ku mblidheshin çdo ditë qytetarët për t’u njohur me lajmet e reja, për të zhvilluar mbledhje e diskutime për çështjet politike të qytetit ose për të bërë tregti; kuvend popullor i atikasve të moçëm; ndërtesa e këtij kuvendi. Agora e Athinës. Agora para Akropolit.
2. Treg a shesh i hapur tregtie, ku shiten e blihen mallra të ndryshme, ku tregtohen kafshë, drithë, pemë, perime; pazar.
3. arkit. Hapësirë e hapur publike ose një shesh të madh. Agora e qytetit. Po shëtiste në agorë.
✱Sin.: shesh, kuvend, treg, hapësirë.
AGÓR,~I m. Trajtat që merr fytyra ose trupi sipas qëndrimit; vijat kryesore të një fytyre. Agori i fytyrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGORAFOBÍ,~A f., mjek. Frikë e fortë, jonormale e njeriut, kur ndodhet në hapësira të mëdha, në vende të hapura publike, si në salla sportive, në qendra të mëdha tregtare, në kinem…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë