Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AGLOMER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. tek., kim. Grumbulloj a mbledh diçka duke krijuar një masë a një tërësi të ngurtë të vetme; ngjesh me mënyra të ndryshme kokrrizat a pluhurin e një lënde dhe e bëj një masë të vetme; kokërrzoj. Aglomeron qymyrgurin pluhur. Aglomeroj superfosfatin pluhur.
2. fig. Grumbulloj ose ngjesh një qytet me popullatë. Aglomeroj zonën urbane. Aglomeroj qytetet e mëdha.
✱Sin.: kokërrzoj, grumbulloj, ngjesh.
AGLOMERACIÓN,~I m. Aglomerim.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGLOMERÁT,~I m. sh. ~E, ~ET spec. 1. Grumbull, akumulim, i diçkaje që krijon një masë a një tërësi të vetme kompakte; tërësi e krijuar nga grumbullimi i përbërësve të ndryshëm; një…
Shfaq përkufizimin e plotë →AGLOMERÍM,~I m. 1. tek., kim. Grumbullim a përqendrim i elementeve të caktuara ose i diçkaje tjetër për të krijuar një masë a një tërësi të vetme kompakte; grumbullim i grimcave të…
Shfaq përkufizimin e plotë →►AGLOMER/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. tek., kim., vetv. Grumbullohet a mblidhet duke krijuar një masë të ngurtë të vetme; kokërrzohet. Aglumerohet nitrati i amonit në …
Shfaq përkufizimin e plotë →AGLOMERÚAR (i, e) mb. 1. Që është mbledhur në një masë a në një tërësi të ngurtë të vetme; që është ngjeshur e ngurtësuar; i kokërrzuar; që është aglomeruar. Qymyr pluhur i aglomer…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë