Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AGJITATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT polit. Ai që bën agjitacion; ai që nxit, që vepron ose që përhap ide e qëndrime politike, sociale etj. në masat e gjera; ai që është ngarkuar të bëjë punë agjitative, propagandues. Agjitator politik. Agjitator i shkathët. Agjitator i paguar.
✱Sin.: agjitues, propagandist, propagandues, reklamues.
AGJITATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET polit. Ajo që bën agjitacion; ajo që nxit, që vepron ose që përhap ide e qëndrime politike, sociale etj. në masat e gjera; ajo që është ngarkuar të b…
Shfaq përkufizimin e plotë →AGJITACIÓN,~I m., polit. 1. Veprimtari nxitëse, ndikuese dhe motivuese me gojë ose me shkrim për individë ose grupe njerëzish për t’i vënë në veprim, në lëvizje, në protesta etj., …
Shfaq përkufizimin e plotë →AGJITATÍV,~E mb. 1. polit. Që ka të bëjë me agjitimin, që lidhet me përpjekjet për të nxitur, për të mobilizuar ose për të aktivizuar njerëzit për një kauzë të caktuar, zakonisht p…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë