Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AGJËRÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. 1. zool. (lat. Ardea cinerea) Shpend uji me qafë të gjatë, me këmbë të gjata e me sqep të hollë e të mprehtë, me një tufë puplash të zeza në krye dhe në krahë, që jeton në ligatina (moçalishte, këneta, rreth pellgjeve, liqeneve etj.) dhe që ushqehet kryesisht me gjallesa ujore që i gjuan zakonisht në cekëtinat ku jeton. Agjëronjë deti (liqeni, kënete etj.). Agjëronjë e hirtë. Agjëronjë e bardhë. Agjëronjë e larme.
2. fig. Grua e dobët dhe e hollë, thatanike. Si agjëronjë deti. Fillake si agjëronjë.
✱Sin.: çafkë, çafkëthime, çafçak, çajme, çapë, çape, çapëthime, çapke, gatë, gatëz.
►AGJËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Mbahet agjërim. Agjërohet për arsye bindjeje fetare. Agjërohet më lehtë kur është dita më e shkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGJËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Heq dorë nga gjithë ushqimi ose nga ushqime të caktuara, shpesh edhe nga pijet, për një periudhë kohe. Kam agjëruar tri ditë këtë javë sipas kës…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë