Fjalori
AGAT

AGÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Lloj minerali, kuarc, gur i çmueshëm, i tejdukshëm me ngjyra e forma të ndryshme, kryesisht kalcedonit, që gjendet në shkëmbinjtë vullkanikë ose në llavat e moçme të ngurtësuara dhe dallohet sipas strukturës, sipas vijave dhe ngjyrave (e zezë, e bardhë, blu, e blertë, gri, e verdhë, e kuqe, vjollcë etj.); gur gjaku. Agat blu. Agat i zjarrtë. Agat i ngrirë. Agat brazilian. Gur agati. Agat për bizhuteri (për stolisje). Havan agati.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: AGËR
AGËR

ÁG/ËR,~RI m. sh. ~ËR, ~RIT [ÁGER,~I m. sh. ~A, ~AT] 1. vjet. Gomar.
2. Kalë i madh e i bukur. S’ka burrë që ia kalon agrit.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.