Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AGÁ,~I m. sh. ~LLÁRË, ~LLÁRËT 1. vjet. Pasanik ose pronar tokash me titull më të ulët se beu, në sistemin ekonomik çifligar në Shqipëri që ka zgjatur deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Agai i fshatit. Pronat e agait. Taksat e agait. Kamxhiku i agait. Rënia e bejlerëve dhe e agallarëve.
2. hist. Gradë ushtarake dhe administrative në Perandorinë Osmane; gradë më e ulët se shehzadeja dhe beu; ai që mbante këtë titull. Agai i jeniçerëve.
3. Titull nderi dhe respekti, që përdoret kryesisht në disa vende të Lindjes së Mesme, të Azisë Qendrore dhe të Ballkanit për të shënuar një udhëheqës, një zotëri ose një person me pozitë të lartë shoqërore; drejtues i bashkësive fetare dhe prijës i familjeve të mëdha.
4. vjet. Pasanik; titull nderimi që i jepej në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore një pronari ose një njeriu të pasur; përdorej edhe pas emrit të një njeriu në shenjë nderimi për të. Djalë agai. Agai i lagjes (i shtëpisë).
5. etnogr., vjet. Kryetari i një çete, udhëheqës, kapedan.
6. iron., keq. Ai që mbahet rëndë e që sillet me vrazhdësi; ai që vetëm jep urdhra dhe rron me mundin e të tjerëve. Rri (sillet) si aga. Atë e kemi aga. Ty të kemi aga.
ÁG/Ë,~A m. sh. ~ALLÁRË, ~ALLÁRËT 1. krahin. Aga.
2. sh. ~Ë, ~ËT kr. pop. Trim, bashkëluftëtar i një kreshniku (në epikën legjendare). Aga i mejdanit. Agët e Jutbinës.
AGAÍSHT ndajf. Duke u sjellë e duke vepruar si aga, me agallëk. Urdhëronte agaisht. Sillet agaisht. Vishej agaisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGALLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të gjatë, me fletë gjatoshe e me push, që rritet në livadhe e në gurishta dhe që lulëzon në qershor-gusht. K…
Shfaq përkufizimin e plotë →AGAMÉT,~I m., biol. Qelizë riprodhuese joseksuale.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGAMÍ,~A f. 1. Gjendje kur një çift nuk ka lidhje martesore ligjore; të qenët çift jashtëmartesor.2. Të qenët i pamartuar, beqari.3. bot. Shterpësi e luleve; sterilitet a aseksuali…
Shfaq përkufizimin e plotë →AGAMÍD,~I m. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Agamidae) Hardhucë shumëngjyrëshe nga nënrendi i iguanës, me gjatësi deri 60 cm, me këmbë të shkurtra, me bisht të gjatë e me lëkurën të mbulua…
Shfaq përkufizimin e plotë →AGAMÍK,~E mb. Që lidhet me riprodhimin joseksual (për bimët); që nuk shumëzohet me rrugë seksuale; joseksual.
Shfaq përkufizimin e plotë →AGÁR,~I m., bot. 1. Bimë barishtore pa klorofil; një lloj alge ushqyese që rritet në detet kineze e japoneze, në livadhe, në pyje, në vende me hije e me lagështirë, që ka formën e …
Shfaq përkufizimin e plotë →AGARÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. (lat. Agaricaceae) Kërpudhë në formë ombrelle, me trup të bëshëm frytdhënës, që rritet në fusha e livadhe dhe shumëzohet me spore.2. (lat. Armillar…
Shfaq përkufizimin e plotë →AGÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Lloj minerali, kuarc, gur i çmueshëm, i tejdukshëm me ngjyra e forma të ndryshme, kryesisht kalcedonit, që gjendet në shkëmbinjtë vullkanikë ose në llav…
Shfaq përkufizimin e plotë →AGÁV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Agave) Bimë e vendeve të ngrohta, me kërcell të trashë, zakonisht të shkurtër, me gjethe shumë të gjata, të trasha, me tul, të dhëmbëzuara e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë