Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AG,~U m. 1. Drita pas territ të natës, drita që del para se të lindë dielli, fillimi i agimit, agim, ferk. Doli agu i parë. Agu i dritës (i mëngjesit). Shkrepi agu. Sa shpejt zbardhi agu! Agu i syrit bebja e syrit; pikë e bardhë që del në sy.
2. Gjysmëdritë, gjysmerrësirë, mjegulli, vegulli. Nëpër ag të mjegullës. E shoh si nëpër ag nuk e shquaj mirë. Vegulloi agu.
3. fig., poet. Agim.
✱Sin.: mëngjes, agim, ferk, agulli, mjegulli, gjysmëdritë, gjysmerrësirë.
♦ (Sheh) si nëpër ag të mëngjesit (dikush) nuk e dallon, nuk e shquan mirë një gjë; kund. i ka sytë xham. I kanë vënë sytë ag (dikujt) nuk i sheh qartë punët, nuk i kupton drejt gjërat; është verbuar; i janë veshur sytë; iu mjegulluan sytë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë