Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AFR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E çoj afër dikujt ose diçkaje; i sjell më afër ose më pranë njëri-tjetrit; kund. largoj. Afroj dollapët (tryezat, karriget). Afroi librat në tryezë. Afruan shtretërit te muri. Afroj këmbët (duart). Ma afroi kokën (shpinën). Afroj kompjuterin.
2. kal. Shkurtoj kohën, sjell më pranë një ndodhi, një ngjarje a një festë; e sjell një punë pothuajse në mbarim, e shpie kah përfundimit; kund. largoj. Afroi ditën e shkuarjes. Afroj ditën e martesës. Ia afroi shlyerjen e borxhit. Afroj ditën e përurimit të autostradës. Afroj hapjen e punimeve të konferencës.
3. fig., kal. Miqësoj, shoqëroj ose lidh mes vete dy a më shumë veta; i bëj të ngushtë ose të afërt.
4. fig., kal. Zvogëloj ndryshimet ose dallimet mes dy a më shumë gjërave. Afrojmë teorinë me praktikën. Afrojmë kushtet e jetesës së tyre. Asfalti afroi fshatin me qytetin.
5. fig., kal. Bëj për vete dikë; tërheq dikë për t’u shoqëruar a miqësuar, miqësoj; e bëj dikë timin, e bëj dikë më të afërt për një qëllim të caktuar, e fut në rrethin e ngushtë; kund. largoj. Afroj me fjalë e me sjellje të mirë. Puna i afroi më shumë. E afroi me lajka. E afroi në shoqëri të keqe.
6. kal., vet. v. III E bën diçka të duket më afër, zmadhon (për thjerrëzat); kund. largon. Syze (dylbi) që afrojnë. Afroj me xham zmadhues.
7. jokal. Afrohem.. Afroi mbrëmja shpejt. Afroi stuhia. Afroi dita e ditëlindjes. Afroi dielli në të perënduar. Afrojnë nga shprehitë.
♦ I afron *fundin (dikujt).
AFRÓ pj. Afër, afërsisht. Afro dy vjet. Afroi përvjetori. Afro dy metra mezhdën. Afro tri orë kah mbrëmja.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRÓ- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që i përgjigjet kuptimit ‘i Afrikës; afrikan’.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁFRO-AMERIKÁN,~E mb. Që ka të bëjë me kontinentin e Afrikës dhe me kontinentin e Amerikës të marrë së bashku; që ka të bëjë me vendet dhe popujt e Afrikës e të Amerikës, i Afrikës …
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRO-AMERIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka prejardhje nga Afrika por që jeton në Amerikë; amerikan me prejardhje afrikane; emërtimi zyrtar dhe etnik për amerikanët që kanë ardhur nga…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁFRO-AZIATÍK,~E mb. Që ka të bëjë me kontinentin e Afrikës dhe me kontinentin e Azisë të marrë së bashku; që ka të bëjë me vendet dhe popujt e Afrikës e të Azisë, i Afrikës dhe i A…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁFRO-AZIATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka prejardhje nga Afrika dhe jeton në Azi; ai që i takon një bashkësie etnike të Afrikës që është vendosur disa qindra vite më parë në nënkonti…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRODIZÍ,~A f. 1. Dëshirë e madhe për të kryer marrëdhënie intime; epsh. 2. mjek. Dëshirë e papërmbajtur seksuale; çmenduri epshore.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRODIZIÁK,~E mb. Që lidhet me epshin, me dëshirën e rritur seksuale.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRODIZIÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Nxitës për rritjen e dëshirës seksuale; mjete nxitëse për marrëdhënie seksuale (ushqime, pije, erëza etj.).
Shfaq përkufizimin e plotë →►AFR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Lëviz duke iu afruar dikujt a diçkaje, i shkoj më pranë dikujt e diçkaje; kund. largohem. I afrohem rrugës kryesore. I afrohem banesës sim…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë