Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AFRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka ndjenjë afrie me dikë a me diçka. Marrëdhënie të afrishme.
2. Që ka ngjashmëri me dikë e me diçka. Gjuhë (dialekte, të folme) të afrishme. Kanë plane të afrishme.
3. mat. Që i ruajnë drejtëzat a sipërfaqet paralele si të tilla gjatë shndërrimeve. Shndërrime të afrishme. Gjeometria e afrishme degë e gjeometrisë që merret me vetitë e figurave gjeometrike, të cilat ruhen gjatë shndërrimeve.
✱Sin.: i afërsishëm, i ngjashëm, i përngjashëm, i përafërt, i krahasueshëm.
AFRISHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i afrishëm. Afrishmëri zemre. Afrishmëri miqësore. Afrishmëri fqinjësore. Afrishmëri interesi.2. Të qenët i shkueshëm, i dashur, i afrueshëm. Afrishmër…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRÍSHT pj. Afërsisht. Erdhi afrisht kah mbrëmja.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë