Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AFRÍ,~A f. 1. Lidhje gjaku ose lidhje familjare, lidhje farefisnie. Afri gjaku. Afri familjare. Kishte afri me të.
2. Ngjashmëri ose përputhje në veçoritë kryesore përmbajtjesore ose në formë. Afria e ideve (mendimeve, pikëpamjeve, e qëndrimeve). Afri politike. Afri fetare. Afri mentaliteti. S’ka afri me grupin e tij.
3. gjuh. Lidhje e afërt, ngjashmëri që buron nga prejardhja e përbashkët. Afri gjuhësore. Afri fonetike. Lidhje afrie.
4. përmb., bised. Të afërmit nga gjaku e fisi. U mblodh afria për dasmë.
✱Sin.: afresë, farefis, fis, familjarë, kushërinj, ngjashmëri.
AFRIKÁN,~E mb. Që lidhet me Afrikën ose me afrikanët, që është karakteristik për Afrikën ose për afrikanët, i Afrikës ose i afrikanëve; që është krijuar nga afrikanët. Kontinenti a…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Afrikës, ai që e ka prejardhjen nga Afrika.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRIKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Afrikës, ajo që e ka prejardhjen nga Afrika.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRIKÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Bashkëtingëllore që nis të shqiptohet si bashkëtingëllore shpërthyese dhe mbaron si bashkëtingëllore fërkimore (p.sh. c, ç, x, xh). Formimi i her…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur afroj ose kur afrohem. 2. Gjendja kur afrohet dikush ose diçka. Afrim shoqëror. Afrim i shpejtë (i ngadalshëm). Afrimi i natës. Afrimi i dasm…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRIMËRÍ,~A f. Afërsi, afri.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRÍNA,~T f. sh. Tërësia e gjërave që gjenden afër a pranë.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRÍSHT pj. Afërsisht. Erdhi afrisht kah mbrëmja.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka ndjenjë afrie me dikë a me diçka. Marrëdhënie të afrishme.2. Që ka ngjashmëri me dikë e me diçka. Gjuhë (dialekte, të folme) të afrishme. Kanë p…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFRÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. Afrohem. Iu afrita vajzës. Mos iu afrit lumit! I afritem kujdesshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë