Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AFIRMÚES,~E mb. 1. Që ka pohuar ose që pohon një të vërtetë me fakte, dëshmi e prova; që ka provuar vërtetësinë e një supozimi, pretendimi a dyshimi. Nënshkrim afirmues. Aktpadi afirmuese.
2. Që është bërë i njohur dhe i pranuar nga të tjerët me diçka. Krijimtari a veprimtari afirmuese. Zbulim afirmues. Politikë kulturore afirmuese.
✱Sin.: pohues, vërtetues, provues, konfirmues, popullarizues, afirmativ.
AFIRMUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i afirmueshëm, vetia e diçkaje që është e afirmueshme. Demonstroi afirmueshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFIRMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të afirmohet. Puna dhe pasioni të bën të afirmueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFIRMÚAR (i, e) mb. 1. Që është afirmuar; që është vërtetuar me fakte, prova e të dhëna se diçka është e saktë dhe e vërtetë. Lajm i afirmuar. Padi e afirmuar. E vërteta e afirmuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë