Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AFÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Periudhë ose kohë e caktuar për realizimin ose përfundimin e një pune, një veprimi, një qëllimi, një detyre ose një detyrimi; kohë, cak; kohë e folur, e pranuar, e përcaktuar me marrëveshje për përmbushjen e një detyrimi ose kryerjen e një pune. Afat i duhur. Me afat të gjatë (të shkurtër). Afat i shkurtër (i mesëm, i gjatë). Afati i provimeve (i studimeve, i shërbimit). Ka afat. I kaloi afati. Afati u shkurtua.
2. Caku kohor (viti, muaji, dita) që është vendosur për të nisur ose për mbaruar një punë, një veprim ose një detyrim ose për të realizuar një qëllim ose një planifikim; vade. Afati përfundimtar. Afat mujor. Afati i marrëveshjes. Afati i pagesës së borxhit (së kredisë). Afati i regjistrimit të popullsisë. Afati i kryerjes së shërbimit ushtarak. S’i jap afat dikujt e ngut tepër, e shtrëngoj, s’e lë të marrë frymë.
✱Sin.: kohë, cak, datë, kohëzgjatje, vade.
AFATGJÁTË mb. Që zgjat shumë më tepër se një kohë e zakonshme për realizimin e një pune ose për përmbushjen e një qëllimi apo procesi; kund. afatshkurtër. Projekt afatgjatë. Plane …
Shfaq përkufizimin e plotë →AFATIZÍM,~I m., fin. 1. Veprimi kur afatizoj ose kur afatizohet një veprimtari etj. 2. Afat kohor i përcaktuar me marrëveshje ligjore bankare dypalëshe, sipas së cilës një depozitë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►AFATIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Përcaktohet ose vendoset diçka brenda një afati të caktuar kohor. Afatizohen deponimet monetare. Kjo çështje s’mund të afati…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Caktoj një afat për kryerjen e një pune, të një veprimtari etj. 2. fin. Derdh a depozitoj në një bankë një shumë të hollash me marrëveshje afatiz…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFATIZÚAR (i, e) mb., fin. Që është afatizuar, që është lënë në bankë (një depozitë, një shumë monetare) në kushte afatizimi. Depozitë e afatizuar. Depozitë e pa afatizuar. Nuk kam…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFATIZÚES,~E mb. Që afatizon. Plan (program) afatizues.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFATLÁRGËT mb. Afatgjatë; kund. afatshkurtër. Një dëshirë e tillë është afatlargët. Është një mundësi jo afatlargët për t’u realizuar. Projekt ekonomik afatlargët.
Shfaq përkufizimin e plotë →AFATMBARÚAR mb. Që ka mbaruar afati i përcaktuar për realizimin e një pune ose për përmbushjen e një qëllimi apo procesi. Borxhi juaj është afatmbaruar. Gara juaj nuk quhet afatmba…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFATMÉS/ËM,~ME mb. Që kërkon pak më shumë se koha e zakonshme për realizimin e një pune ose për përmbushjen e një qëllimi apo procesi. Plani buxhetor afatmesëm. Raport për mbikëqyr…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFATÓR/E,~JA f. Shënime me data për detyra e detyrime ditore a mujore në punë; bllok shënimesh ku shënohen detyrimet që kemi a që ia kemi caktuar vetes ose dikujt tjetër; shënimore…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë