Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AFËRMÉNDSH ndajf. 1. Duke u kuptuar vetvetiu, duke qenë e qartë vetvetiu, duke mos pasur dyshim, pa dyshim. Afërmendsh se do të vinte. Afërmendsh se do t’ia qëlloj.
2. Po, sigurisht, ashtu vërtet. Afërmendsh se e ka kuptuar.
✱Sin.: sigurisht, patjetër, vetëkuptueshëm, mirëfilltas, po.
AFËRMÉNDSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që vetëkuptohet, që kuptohet vetvetiu, që është i qartë vetvetiu; që është afër së vërtetës. Qëndrim i afërmendshëm. Pohim i afërmendshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÁFËRM/E,~JA (e) f. Ajo që ndodhet afër ose rreth nesh; ajo që shihet, që dëgjohet, që ndihet a që preket drejtpërdrejt, ajo që kuptohet a kapet më lehtë; kund. e largët. Nga e afër…
Shfaq përkufizimin e plotë →AFËRMENDËSÍ,~A f., libr. Të qenët afër me të vërtetën. Afërmendësia nuk e është e vërteta e plotë. Ia thashë me afërmendësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë