Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AEROGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT spec. Instrument regjistrimi automatik që shërben për të matur atmosferën, që transportohet nga nja aeroplan, nga një dron etj. Pastroj aerografin.
AEROGRAFÍ,~A f., meteor. 1. Fushë e shkencës që merret me përshkrimin e vetive fizike dhe kimike të ajrit, si klima, kushtet atmosferike etj. 2. Instrument regjistrues automatik a …
Shfaq përkufizimin e plotë →AEROGRAFÍK,~E mb. Që ka të bëjë me aerografinë dhe aerografin, që i përket aerografisë dhe aerografit. Përshkrim aerografik. Pajisjet aerografike.
Shfaq përkufizimin e plotë →AEROGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET vjet. Letër a lajm i dërguar përmes valëve ajrore, përmes radios, radiogram. Aerogrami arriti shpejt. I dërgoi një aerogram.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë