Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
AERODÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT av. 1. Objekt që lëviz në ajër, me një formë të tillë që zvogëlon rezistencën e ajrit dhe rrit efikasitetin e lëvizjes; aeroplan, helikopter, raketë, bombë fluturake etj., që mbahet në ajër me ndihmën e fuqisë aerodinamike. U përdorën aerodinët. Aerodin eksperimental. Ngritja në fluturim e aerodinit.
2. Strukturë ose pajisje që shfrytëzon forcat aerodinamike për të qëndruar në ajër ose për të lëvizur në lartësi.
AERODINAMÍK,~E mb., fiz. Që ka të bëjë me aerodinamikën, i aerodinamikës; që ka trajtë të përshtatshme për të çarë lehtë ajrin kur lëviz me shpejtësi. Forcë aerodinamike. Gyp aerod…
Shfaq përkufizimin e plotë →AERODINAMÍK/Ë,~A f., fiz. Degë e fizikës që studion ligjet e lëvizjes së ajrit e të gazeve të tjera, si edhe veprimin e tyre mbi trupat e ngurtë që lëvizin nëpër to. Ligjet e aerod…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë