Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ADSORBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Ndajthithje. Adsorbimi i gazeve në sipërfaqen e një trupi të ngurtë. Adsorbimi i ndotësve në qymyrin aktiv. Adsorbimi i barnave në sipërfaqen e qelizave ose të proteinave. Adsorbimi i ndotësve nga ajri në sistemet e filtrimit.
ADSORBÉNT,~E mb. Që ndajthith. Lëndë adsorbente. Energji adsorbente.
Shfaq përkufizimin e plotë →ADSORBÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kim., indus. Aparat ndajthithës, pajisje për të përthithur gaze, avuj etj.2. fiz. Lëndë e ngurtë që ndajthith. Adsorbenti i zhurmës lëndë që thith ti…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ADSORB/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Ndajthithet. Avulli adsorbohet në sipërfaqen e një lënde. 2. pës. e ABSORBÓJ. Avujt e ujit adsorbohen nga thëngjilli akti…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADSORB/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kim., kal., vet. v. III Ndajthith. Disa metale adsorbojnë gaze. Lëndë që adsorbojnë lagështinë për të parandaluar prishjen e ushqimeve (të baranave, të ap…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADSORBÚAR (i, e) mb., kim. I ndajthithur. Gaz i adsorbuar. Molekula të adsorbuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →ADSORBÚES,~E mb., kim. Ndajthithës. Lëndë adsorbuese. Përdorimi i materialeve adsorbuese në sensorë biologjikë. Ka aftësi adsorbuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë