Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ADRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vendi i banimit ose i qëndrimit të dikujt.
2. Shënim mbi një zarf ose mbi një dërgesë postare, që tregon emrin e marrësit dhe vendbanimin e plotë të tij; shënimi i plotë i vendit ku banon zakonisht ose ku ndodhet përkohësisht një njeri, ku gjendet një institucion etj., drejtim. Adresë përpiktë (e plotë). Adresa e re (e vjetër). Adresa e dërguesit. Adresë e postës elektronike. Zyra e adresave. Libri i adresave. Jap (lë) adresën. I marr (i kërkoj) adresën. Ia di adresën. Gaboj adresën.
3. Drejtim. Në adresë të dikujt në drejtim të dikujt, për dikë; në lidhje me dikë. Pa adresë pa drejtim të caktuar. Ai ka humbur adresën ai ka humbur mendjen. Kritikë pa adresë.
✱Sin.: vendbanim, vendqëndrim, drejtim, orientim.
♦ Nuk i dihet adresa (dikujt) nuk duket gjëkundi, u zhduk fare, s’e dimë ku është, s’gjendet dot; i humbi zëri; humbi si gjilpëra në fund të bunarit (dikush); u tret si kripa në ujë (dikush); u zhduk (humbi) pa lënë gjurmë (dikush). Më harroi adresën (dikush) shaka. nuk kujtohet më për mua, s’më vjen a s’më shkruan më; nuk është dukur më, më ka harruar për fare; më harroi derën. Ngatërron (gabon) adresë (dikush) iron. nuk drejtohet atje ku duhet; s’janë për mua ato që thotë a që kërkon; nuk i drejtohet atij që ka lidhje me çështjen.
ADRESÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [ADRESÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] libr. Ajo që merr ose pranon një dërgesë postare (një letër, një pako etj.).✱Sin.: marrëse, pranuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ADRESÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Libër i adresave, bllok adresash. Adresari i postës. Nuk e kishte adresën në adresar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë