Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ADOPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Birësim; proces ligjor dhe emocional përmes të cilit një individ ose një çift bëhet prind i një fëmije që nuk është fëmija biologjik i tyre me të drejta të plota ligjore dhe me përgjegjësi për mirëqenien, edukimin dhe rritjen e tij. Adoptim institucional. Ligji për adoptimin. Adoptim përmes agjencive të specializuara. Adoptim privat. Adoptimi i fëmijës. Bëj adoptimin e një fëmije.
2. libr. Pranimi ose përvetësimi i një ideje, i një praktike, i një metode, i një stili të ri; pranimi i ndjekjes a i zbatimit të një vije, të një parimi, të një metode pune. Adoptimi i një vendimi (i një ligji, i një thirrjeje).
ADOPTÍV,~E mb., drejt. 1. Që adopton, që bën birësim. Institucion adoptiv. Masa adoptive. Kushte adoptive. Vendim adoptiv. 2. I birësuar. Fëmijë adoptiv.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë