Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ADMIRÚAR (i, e) mb., libr. Që admirohet a që adhurohet nga dikush për pamjen, për veshjen, për punën, për vlerat, për zërin etj. Vajzë e admiruar. Natyrë e admiruar. Virtyte të admiruara. Personazh i admiruar. Muzikë e admiruar. Veshje të admiruara.
✱Sin.: adhurimtar, i pëlqyer, i dashur, i vlerësuar.
ADMIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Shpreh pëlqim ose vlerësim për dikë a diçka; dua a pëlqej dikë a diçka fuqishëm; shikoj dikë a diçka të bukur e tërheqëse me ëndje të madhe e me habi; vlerësoj lart pamjen, veprat, qëndrimet e vetitë të dikujt; nderoj dikë a diçka, i jap rëndësi dikujt a diçkaje. Admiroj bukurinë (guximin, qëndrimin) e dikujt. Admirojnë artin pamor. Admiroj pranverën. Asokohe admiroja natyrën.
✱Sin.: dua, adhuroj, pëlqej, vlerësoj, nderoj, mahnitem, mrekullohem.
ADMIRÚES,~E mb., libr. Që shpreh admirim a pëlqim për dikë a diçka; adhurues. Pikturë admiruese. Sjellje admiruese. Punë admiruese.✱Sin.: adhurues, pëlqyes.
Shfaq përkufizimin e plotë →ADMIRÚES,~I m. sh. ~, ~IT libr. Ai që ka adhurim për diçka ose për dikë. Admirues i natyrës (i letërsisë, i notit etj.). Ekipi i admiruesve. Admiruesit e futbollit zunë vendet e ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADMIRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që admiron ose që pëlqen diçka ose dikë. Admiruese e shëtitjeve. Ajo dallohet si admiruese e letërsisë. Është admiruese e modës.✱Sin.: adhu…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADMIRUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i admirueshëm, i adhurueshëm, i pëlqyeshëm; të qenët i dalluar nga të tjerët a të tjerat (për pamjen, për vlerat, për punën, për qëndrimet etj.). Admir…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADMIRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që është për t’u adhuruar a për t’u pëlqyer; që të bën ta duash e ta nderosh shumë. Vajzë e admirueshme. Park i admirueshëm. Fjalim i admiruesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADMIRÚESHËM ndajf. Në mënyrë të admirueshme, adhurueshëm. U ndiem admirueshëm. U sollën admirueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë