Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ADMIRÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT usht. 1. Gradë e lartë ushtarake në marinën detare të një shteti që komandon një flotë detare ose një pjesë të saj; i përgjigjet gradës së gjeneralit të armatës në forcat tokësore. U gradua admiral.
2. Ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada). Admiral i flotës. Admiral i zoti. Admirali udhëhoqi operacionin detar. Admiral i pensionuar para kohe.
ADMIRALIÁT,~I m., usht. 1. Autoritet i lartë i marinës luftarake detare; organ drejtues që merret me çështjet detare dhe strategjitë e mbrojtjes përmes flotës detare. Komanda e adm…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADMIRALITÉT,~I m. Admiraliat.
Shfaq përkufizimin e plotë →ADMIRATÍV,~E mb. Që ka të bëjë me admirativin, që i përket admirativit, i admirativit; habitor. Mënyra admirative. Formë admirative. Ton admirativ. ✱Sin.: habitor, i adhurueshëm, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADMIRATÍV,~I m., gjuh. Mënyrë e foljes që shpreh gjendje a veprim që ndodh papritur dhe që nxit habi, çudi, dyshim ose vlerësim te folësi për një veprim të kryer; mënyra habitore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë