Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ADHURUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i adhurueshëm, i pëlqyeshëm. Adhurueshmëri e jashtëzakonshme. Adhurueshmëri e tepërt.
✱Sin.: adhurimtari, adhurimësi, admirim, pëlqim, dashuri, himnizim.
ADHURÚAR (i, e) mb., libr. Që adhurohet ose që pëlqehet prej dikujt. Çun i adhuruar. Skulpturë e adhuruar. Shtëpi e adhuruar. Ndihem e adhuruar.✱Sin.: adhurimtar, i pëlqyer, i dash…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADHURÚAR,~IT (të) as., libr. Adhurim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ADHURÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) libr. Ai që adhurohet a që pëlqehet nga dikush. Ishte i adhuruari im. I adhuruari im i parë ka qenë Fishta poet. ✱Sin.: adhurimtar, i pëlqyer, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →ADHURÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) libr. Ajo që adhurohet a që pëlqehet nga dikush. E adhuruara e babait është ajo. Erdhi e adhuruara e tij.✱Sin.: adhurimtare, e pëlqyer, e dashur…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADHURÚES,~E mb., libr. Që adhuron dikë ose diçka. Qëndrim adhurues. Dhunti adhuruese. Pamje adhuruese. ✱Sin.: adhurimtar, admirues.
Shfaq përkufizimin e plotë →ADHURÚES,~I m. sh. ~, ~IT libr. Ai që adhuron dikë a diçka. Adhurues i artit (i letërsisë, i dramës, i filmit etj.). Adhurues i sportit. Adhurues i modës.✱Sin.: adhurimtar, admirue…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADHURÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që adhuron dikë a diçka. Adhuruese e punimeve me dorë. Adhuruese e shëtitjeve. Adhuruese e filmave historikë.✱Sin.: adhurimtare, admiruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ADHURÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që është për t’u adhuruar, që të bën ta duash e ta nderosh shumë. Bukuri e adhurueshme. Shpirtgjerësi e adhurueshme. Ligjëratë e adhurueshme.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →ADHURÚESHËM ndajf., libr. Në mënyrë të adhurueshme. Foli adhurueshëm. Kori këndoi adhurueshëm. Dukej adhurueshëm.✱Sin.: pëlqyeshëm, admirueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë