Fjalori
ADHURIMTAR

ADHURIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që adhuron dikë a diçka, ai që shpreh adhurim a pëlqim për dikë a diçka. Adhurimtar i artit. Ka shumë adhurimtarë.
Sin.: adhurues, pëlqyes, përgjërues, admirues.


Rezultate të ngjashme

ADHURIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që adhuron dikë a diçka; ajo që shpreh adhurim a pëlqim për dikë a diçka. Adhurimtare e muzikës. E rrethuar me adhurimtare.Sin.: adhurues…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ADHURIMTARÍ,~A f. Ndjenjë e fuqishme dashurie, pëlqimi a nderimi për dikë a për diçka; të qenët i adhuruar së tepërmi. Adhurimtari ndaj atdheut. Adhurimtari ndaj Krijuesit. Adhurim…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ADHURÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur adhuroj ose kur adhurohem.2. Ndjenjë e thellë pëlqimi, vlerësimi, nderimi, përkushtimi e tërheqjeje ndaj dikujt a ndaj diçkaje. Adhurim i natyrë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ADHURIMËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Adhurimtari.Sin.: adhurim, adhuresë, të adhuruar, pëlqesë, admirim, idhujtari, hyjnizim, përgjërim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.