Fjalori
ADËR

ÁD/ËR,~RA f. kryes. sh. ~RA, ~RAT krahin. Fjalë boshe, fjalë pa kuptim, fjalëkota. Flet adra. Shet adra. Thotë adra. Thyen adra. Na e lëshoi një adër e iku.
Sin.: gjepura, dokrra, pallavra, profka, kopalla, shaka, hoka, mahi, hajgare.


Rezultate të ngjashme

ADËRLLË́K,~U m. Mot i ligë, i ftohtë, me shi të madh a me stuhi. Këto ditë e kishim adërllëk. Na zu adërllëku.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ADËRTÁR,~E mb. Që flet fjalë boshe, që thotë gjepura a profka; që bën shaka. Grua adërtare. Plak adërtar. Llafe adërtare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ADËRTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Ai që thotë gjepura, kopalla, profka; ai që bën shaka, që bën hajgare.Sin.: profkatar, hokatar, hokaxhi, shakatar, shakaxhi, kopallaxhi, hajgarex…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ADËRTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që thotë gjepura, kopalla, profka; ajo që bën shaka, që bën hajgare.Sin.: profkatare, hokatare, shakaxheshë, kopallaxheshë, hajgarexheshë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.