Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ACARÚAR (i, e) mb. 1. Që është ftohur, që ka acar. Moti i acaruar. Janar i acaruar.
2. Që është prishur, që është keqësuar, që është i nderë. Marrëdhënie të acaruara. Gjendje e acaruar. Me nerva të acaruara.
3. Që është bërë me nerva, i ashpër e i vrazhdë, që është i zemëruar. Zë (ton) i acaruar. Grindje e acaruar. Çdo herë është i acaruar.
4. Që është pezmatuar, që është malcuar (për plagët); që është keqësuar e rënduar më shumë (për sëmundjet). Pankreas i acaruar. Me bajame të acaruara. Lëkurë e acaruar.
✱Sin.: i egërsuar, i tendosur, i nderë, i nevrikosur, i nervozuar, i tendosur, tendosës, i pezmatuar, pezmatues, malcues, i malcuar, rëndues, i përkeqësuar.
♦ Me *nerva të acaruara (të ngritura).
ACAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj të nderë (gjendjen, marrëdhëniet etj.); kund. çacaroj. Acaron lidhjen e tyre. I acaruan fjalët. I acaroi nervat. E acaroi deri në kulm.
2. kal., vet. v. III E pezmaton (për plagët); e bën më të rëndë, e keqëson (për sëmundjet). E acaron plagën. I acaroi sëmundjen (kollën).
3. kal. Shtrëngoj telat e një instrumenti muzikor. Acaroj telat e çiftelisë.
4. jokal. Heq keq, vuaj për një gjë; sharroj, pëlcas. Acaroi për ujë.
✱Sin.: tendos, ashpërsoj, keqësoj, përkeqësoj, pezmatoj, mahis, qelbësoj, keqësoj, përkeqësoj, rëndoj, shtrëngoj, ngreh, akordoj.
♦ Më acaroi (më ngriti) *nervat (dikush a diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë