Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ACAR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III. Ftohet shumë (për motin). Acarohet koha (moti).
2. fig., vetv., vet. v. III Bëhet i nderë, ashpërsohet. Acarohet gjendja (atmosfera). Acarohen marrëdhëniet. Acarohet lufta (konflikti). Acarohen bisedimet.
3. fig., vetv. Prish marrëdhënien, miqësinë; prishem keqas me dikë, i keqësoj, i bëj të ndera marrëdhëniet me dikë; prekem nga diçka. U acarova me drejtorin. Janë acaruar me njëri-tjetrin. U acaruan i madh e i vogël.
4. vetv., vet. v. III Pezmatohet (për plagët); bëhet më e rëndë (për sëmundjet). M’u acarua plaga. Iu acarua sëmundja. Iu acarua gjendja.
5. vetv., vet. v. III Përkeqësohet gjendja e lëkurës. Iu acarua fytyra. Më janë acaruar duart.
6. fig., vetv. E qortoj dikë duke e kërcënuar. Iu acarua të voglit. - Mos u acaro me të! I acarohet si gjel.
7. pës. e ACARÓJ.
✱Sin.: egërsohem, keqësohem, prishem, cakërrohem, mahiset, qelbësohet, rëndohem, kërcënohem, kanosem, gërmushem, ngërdhucem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë