Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ACÁR/E,~JAII f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Fragaria vesca) Luleshtrydhe.
✱Sin.: luleshtrydhe, dredhëz, gërthe, gugushare, jupje, luledredhe, plyskë, shtrydhëz, bredhëz, bishtshkurtër, çilek, urtytë.
ACÁR,~E mb. 1. Që është shumë i ftohtë, që është me ngrica e akull. Mot (dimër) acar. Erë acare. Stinë acare.
2. Që është i pastër e i kulluar, shumë i kthjellët. Ujë acar. Krua acar. Pus acar. Liqen acar. Qiell acar.
3. Që është shumë i pastër e i rregullt në veshje, që mbahet elegant; që ka kujdes për pastërtinë e rregullin. Djalosh acar. Vogëlushe acare. Zonjë acare.
4. fig. I mprehtë, i shkathët. Fëmijë acar. Mendje acare.
✱Sin: i acartë, i akullt, i ftohtë, i pastër, i kulluar, i kthjellët, i rregullt, i mërdhirë, i ngrirë, i mprehtë, i shkathët.
ACÁR ndajf. 1. Ftohtë, ngricë, akull. Atë janar ishte acar. Bën acar.
2. Egër, me egërsi, ashpër, me ashpërsi, vrazhdë, me vrazhdësi, rreptë, rreptas. U soll acar. Foli acar.
3. Pastër, kthjellët, dritë, akull. Dukej acar. I veshur acar. I rrinte këmisha acar.
4. fig. Që e ka punën keq, që është pisk, që është zënë ngushtë, që është në vështirësi, pa rrugëdalje. E ka punën acar. U zu acar.
✱Sin.: ftohtë, ngricë, akull, akullimë, akullirë, rreptë, rreptësisht, rreptas, fraq, cingërimë, thëllim, cegëm.
ACÁR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë. Acar i ashpër (i egër). Acari i fillimdimrit (i fundshkurtit). Filloi acari. Na zu acari.
2. kryes. sh. Të ftohtët e dimrit, ngricat. I përballuam acaret. Kungujt ruhen për acare.
3. fig., vet. nj. Ashpërsi, zemërim, egërsi, vrazhdësi, zemërim, pezmatim, irritim, tendosje. Sillet me acar. Foli me acar. Fjalët me acar.
4. fig., vet. nj. Frikë që të ngrin zemrën, drojë, tutë, trembje, shqetësim. I hyri acari në shpirt. Nuk i hiqej acari nga koka. Rrinte me acar në zemër.
✱Sin.: acari, acarim, acarimë, të ftohtë, akull, akullimë, akullirë, ngricë, fraq, cegëm, cingërimë, thëllim, athëtimë, fërfëllizë, cakërri, cikne, cikë, cingor, avër, ftigë, babaraqe.
ACÁR,~E mb. 1. Që është shumë i ftohtë, që është me ngrica e akull. Mot (dimër) acar. Erë acare. Stinë acare.2. Që është i pastër e i kulluar, shumë i kthjellët. Ujë acar. Krua aca…
Shfaq përkufizimin e plotë →ACÁR ndajf. 1. Ftohtë, ngricë, akull. Atë janar ishte acar. Bën acar.2. Egër, me egërsi, ashpër, me ashpërsi, vrazhdë, me vrazhdësi, rreptë, rreptas. U soll acar. Foli acar. 3. Pas…
Shfaq përkufizimin e plotë →ACÁR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë. Acar i ashpër (i egër). Acari i fillimdimrit (i fundshkurtit). Filloi acari. Na zu acari.2. kryes. sh. Të …
Shfaq përkufizimin e plotë →ACARÍ,~A f. 1. Të qenët acari.2. Acar, acarim, të ftohtë i madh. Acaria e dimrit. Acari nate. Na zuri acaria.3. Pastërti e madhe, kujdes i veçantë në të veshur. Acari në veshje. Mb…
Shfaq përkufizimin e plotë →ACARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur acaroj ose kur acarohem. 2. Të ftohtë i madh, ngricë. Acarimi i motit. Bleva drurët para acarimit. - Mos u nis, të zë acarimi!3. Përkeqësim,…
Shfaq përkufizimin e plotë →ACARÍM/Ë,~A f. Acari. Acarimë e madhe. Acarimë që s’mbahet në mend. Na zuri acarima e shkurtit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ACAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj të nderë (gjendjen, marrëdhëniet etj.); kund. çacaroj. Acaron lidhjen e tyre. I acaruan fjalët. I acaroi nervat. E acaroi deri në kulm. 2. ka…
Shfaq përkufizimin e plotë →ACÁRTË (i, e) mb. 1. Shumë i ftohtë, i akullt; me ngricë (për motin); i ngrirë. Mot (dimër) i acartë. Kohë e acartë. Natë (ditë) e acartë. Erë e acartë.2. fig. Që është ose që para…
Shfaq përkufizimin e plotë →ACARÚAR (i, e) mb. 1. Që është ftohur, që ka acar. Moti i acaruar. Janar i acaruar.2. Që është prishur, që është keqësuar, që është i nderë. Marrëdhënie të acaruara. Gjendje e acar…
Shfaq përkufizimin e plotë →ACARÚES,~E mb. Që të acaron; që acarohet a që zemërohet shpesh. Lojë acaruese. Bisedë acaruese. Plagë acaruese. ✱Sin.: pezmatues, malcues, tendosës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë