Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ACAL,~I m. 1. metal., ndërt. Përzierje metalesh, kryesisht nga hekuri dhe një përqindje e vogël karboni, që e bën atë më të fortë dhe më elastik sesa hekuri i pastër; lëndë shumë e fortë dhe e qëndrueshme për përdorim në ndërtimtari, në makineri, në armë dhe në vegla të ndryshme; çelik. Acal karbonik. Acal elastik. Konstruksion acali. Shtyllë acali. Urë acali. Tuba acali. Enë acali. Thikë acali. I veshur me acal. Shkrirje e acalit. Prej acali.
2. fig. Simbol i forcës, i vendosmërisë, i qëndrueshmërisë, i pathyeshmërisë, i palëkundshmërisë, i papërkuljes. Është acal. Zemër (vullnet) prej acali.
ACALLÉPS vep., ~A, ~UR vjet., kal. 1. Ndryshoj formën ose strukturën e një objekti etj. Acalleps hekurin. Tërmeti e acallepsi urën. Acallepste ecjen (trupin).2. Shtrembëroj një të …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ACALLÉPS/EM jovep., ~A (u), ~UR vjet. 1. vetv. Shtrembërohem, ndryshohem, tjetërsohem, shëmtohem. U acallepsa e tëra.2. pës. e ACALLÉPS.
Shfaq përkufizimin e plotë →ACALLÉPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Veprimi kur acalleps ose kur acallepsem. 2. Shtrembërimi i një të vërtete, i një fakti etj. 3. Shtrembërim, shëmtim i fytyrës; ngërdheshje e …
Shfaq përkufizimin e plotë →ACALLÉPSUR (i, e) mb. Që është shtrembëruar (në fytyrë, në buzë etj.). Me fytyrë të acallepsur. ✱Sin.: i ndryshuar, i shëmtuar, i ngërdheshur, i zgërdheshur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ACALLÓ mb., vjet. I shtrembëruar, i dëmtuar, i shëmtuar. Me surrat acallo. Rrinte me buzë acallo.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë