Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ABSTRAKTÚAR (i, e) mb. Që është i veçuar me anë të procesit mendimor me qëllim përgjithësimin e veçorive të objekteve, të dukurive a të ideve të caktuara; i përgjithësuar, i thjeshtëzuar. Koncept i abstraktuar. Program i abstraktuar kompjuterik. Art i abstraktuar.
ABSTRAKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Veçoj ose largoj përmes procesit mendimor diçka nga konteksti i saj konkret dhe e trajtoj në një mënyrë më të përgjithshme ose më konceptuale; përgjithësoj tiparet e lidhjet e veçanta të sendeve e të dukurive, bëj abstraksion, bëj përgjithësim. Abstraktoj veçoritë e njëmendësisë. Abstraktoj metodën e punës. Abstraktoj idenë e veprës. Abstraktova mendimet e shprehura në punim.
2. filoz. Nxjerr një ide të përgjithshme duke lënë mënjanë hollësitë ose detajet e veçanta. Abstraktoj një koncept filozofik. Astrakton forma simbolike. Ai ka abstraktuar konceptimin mbi jetën.
3. inf. Veçoj detajet specifike të një sistemi dhe krijoj një strukturë më të përgjithshme. Abstraktoj modele komplekse për t’i bërë ato të kuptueshme ose të thjeshta. Abstraktoj një softuer.
4. mat. Përgjithësoj një koncept duke e thjeshtuar me modele ose simbole. Abstraktoj një rregull matematike. Abstraktoj struktura algjebrike. Abstraktoj rregullat gjeometrike.
5. art. Mënjanoj shprehjen realiste duke krijuar forma simbolike ose të thjeshtëzuara. Abstraktoi figura ekspresioniste. Abstrakton figurën e drurit.
ABSTRAKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET logj. 1. Abstraktim. Abstraksion shkencor (logjik, mendor). Forca e abstraksionit. Bëj abstraksion. Përdor abstraksionin. Abstraksion artistik. Ka aft…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABSTRAKSIONÍST,~E mb., art. Që ka të bëjë me abstraksionizmin, që lidhet me abstraksionin; që ndjek e zbaton abstraksionizmin; që bëhet sipas kërkesave të abstraksionizmit. Arti ab…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABSTRÁKT,~E mb. 1. Që nuk përjetohet ose që nuk ndihet me anë të shqisave, por që del me anë të përgjithësimit mendor; që nuk lidhet me objekte ose pamje të njohura dhe reale, por …
Shfaq përkufizimin e plotë →ABSTRÁKT,~I m. sh. ~E, ~ET Përmbledhje e shkurtër e përmbajtjes së një vepre shkencore, të një teksti, të një trajtese a të një studimi. Abstrakti i punimit (i studimit, i trajtesë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABSTRÁKT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Diçka që nxirret me anë të përgjithësimit mendor dhe që vështrohet ose trajtohet si e shkëputur nga sendet, nga objektet, nga dukuritë si dhe nga veti…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABSTRAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur abstraktoj ose kur abstraktohet. 2. Largimi me anë të të menduarit nga vetitë, nga tiparet e nga lidhjet e ndryshme të sendeve e t…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ABSTRAKT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Largohem, me anë të të menduarit, nga veçoritë konkrete të sendeve, të objekteve e të dukurive duke i përfytyruar ato në mënyrë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABSTRAKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Veçoj ose largoj përmes procesit mendimor diçka nga konteksti i saj konkret dhe e trajtoj në një mënyrë më të përgjithshme ose më koncep…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABSTRAKTÚES,~E mb. Që abstrakton. Të menduar abstraktues. Ushtrime abstraktuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ABSTRAKTËSÍ,~A f., libr. Veçoria e asaj që është abstrakte, të qenët abstrakt, vetia e diçkaje që është abstrakte; kund. konkretësi. Abstraktësi e thellë. Shkallë e lartë e abstrak…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë