Fjalori
ABSORBIM

ABSORBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kim. Përthithje e një substance të gaztë nga ana e një lëngu. Absorbimi i lagështisë. Ka (s’ka) aftësi absorbimi.

2. ek. Përfshirje ose përthithje e kostove a i fuqisë punëtore nga një sipërmarrje, nga një kompani, nga një biznes etj., pa kushte shtesë. Absorbimi i rritjes së çmimit. Absorbimi i të rinjve në tregun e punës. Absorbimi i rregullave të tregut të lirë.

3. psikol., soc. Procesi i përthithjes ose i përvetësimit nga truri gjatë procesit të mësimit të ideve, të mendimeve, të mendësive, të kulturave etj.; përvetësimi i dijeve, i njohjeve, i të dhënave. Absorbimi i ideve të reja. Absorbimi i lehtë i informacioneve. Ka aftësi për absorbimin e mësimeve.

Sin.: përthithje, përvetësim.


Rezultate të ngjashme

►ABSORB/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR kim., fiz., vet. v. III 1. vetv. Përthithet. U absorbua e gjithë sasia e ujit (e lagështisë, e energjisë, e dritës etj.). Zhurma absorbohet leht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ABSORB/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kim., fiz., kal., vet. v. III Përthith a tërheq plotësisht gjithë masën e një lënde, të një gazi etj. në një lëng. Absorbon ujin (lagështinë, ajrin, helmi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ABSORBÚAR (i, e) mb., kim., fiz. Që përthithet a që është përthithur; i përthithur. Dritë e absorbuar. Ujë i absorbuar nga toka. Nxehtësi e absorbuar. Ilaç i absorbuar nga trupi. K…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ABSORBÚES,~E mb., kim., fiz. Që ka aftësi përthithëse. Lëng absorbues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.