Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ABONÉ,~JA f. sh. ~, ~TË ek. 1. Pajtim ose parapagim për një shërbim. Abone e studentëve. Vërtetim aboneje. Përditësim i abonesë. Abone për media.
2. Ai që bën një pajtim ose parapagim për një shërbim. Abone i një programi. Abone i përvitshëm.
3. Dokument që vërteton pajtimin për një shërbim. Abone mujore për autobus. Abone për sezonin futbollistik.
✱Sin.: pajtim, parapagim.
ABONÉNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ek. Ai që bën parapagimin, që paguan para se të marrë shërbimin ose mallin e blerë. Abonent i rregullt. Abonent telefoni (interneti). Abonent në platforma…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABONÉNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET ek. Ajo që bën parapagimin, që paguan para se të marrë shërbimin ose mallin e blerë. Abonente vjetore. Abonente e rrjetit të internetit. Abonente e rre…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET ek. Marrëveshje ose kontratë për të marrë një shërbim, një botim ose një produkt në mënyrë të rregullt, zakonisht për një periudhë të caktuar kohore dhe ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ABON/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. ek., vetv. Bëj parapagimin për një shërbim të caktuar (për një gazetë, një revistë, një program televiziv etj.); pajtohem për një organ shtypi …
Shfaq përkufizimin e plotë →ABON/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR ek., jokal., edhe kal. Bëj parapagimin për diçka, paguaj përpara për të marrë në mënyrë të rregullt një shërbim a një blerje, për një kohë të caktuar dhe m…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABONÚAR (i, e) mb. Që është abonuar (për një gazetë, revistë, program televiziv etj.). Student i abonuar. Revistë e abonuar. I abonuar për pajisje softuer. Internet i abonuar. Shër…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABONÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është abonuar. E abonuara është anëtare e grupit. E abonuara është kliente. Vetëm për të abonuarat. ✱Sin.: pajtimtare, parapaguese, abonen…
Shfaq përkufizimin e plotë →ABONÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është abonuar. Ai është i abonuari i gazetës sonë. Është i abonuari i parë. I abonuari në palestër.✱Sin.: pajtimtar, parapagues, abonent.
Shfaq përkufizimin e plotë →ABONÚES,~E mb. Që është abonues në një gazetë (revistë, program televiziv etj.); që ka të bëjë me abonimin, i abonimit. Mediat abonuese. Moduli abonues. Llogari abonuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ABONÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën abone për një shërbim ose për një blerje. Abonues i përvitshëm. Abonues jo i rregullt. Janë qindra abonues. Ka rënie të abonuesve. Shumica janë a…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë