Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VROJT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ndjek me sy dikë a diçka, e vëzhgoj; e shoh me vëmendje; vë re. Vrojtonin lëvizjet e armikut. Vrojton me dylbi. E vrojtonte me kujdes.
2. Studioj diçka duke ndjekur me vëmendje zhvillimin e saj, bëj kërkime në një drejtim të caktuar; vëzhgoj. Vrojtojnë dukuritë e natyrës. E vrojton në faza të ndryshme. E vrojton në disa drejtime studimi. Vrojtojnë shpërthimet e vullkanit.
✱Sin.: vëzhgoj, vërej, këqyr, mbikëqyr, ruaj, sodis, studioj.
VROJT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndiqem me sy nga dikush, vëzhgohem; më shohin me vëmendje për një qëllim të caktuar.2. vetv., vet. v. III. Studiohet diçka duke u ndjeku…
Shfaq përkufizimin e plotë →VROJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. usht. Vend i caktuar posaçërisht për të vrojtuar, pikë a kullë vrojtimi. Vrojtore e fshehtë. Ndërtuan (ngritën) një vrojtore. Shkoi (rri) në vrojtor…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë