Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MONÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fil. Njësi themelore e realitetit fizik, e cila shihet si e thjeshtë dhe e pandashme në metafizikën e Lajbnicit.2. biol. Organizëm i përbërë nga një qe…
Shfaq përkufizimin e plotë →MONÁRK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka në duart e tij, me të drejtë trashëgimie, pushtetin më të lartë në një mbretëri a në një perandori, mbajtësi i fronit a i kurorës, sovrani. Sundim…
Shfaq përkufizimin e plotë →MONÁRK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mban fronin a kurorën me të drejtë trashëgimie, ajo që ka pushtetin më të lartë në një mbretëri a në një perandori, sovrania.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONARKÍ,~A f. sh. ~, ~TË Formë qeverisjeje në të cilën pushteti më i lartë është në duart e një monarku; shtet me këtë formë qeverisjeje, shtet që ka në krye një monark. Monarki ab…
Shfaq përkufizimin e plotë →MONARKÍK,~E mb. Që lidhet me monarkinë; që i përket monarkisë, i monarkisë; që është karakteristik për monarkinë. Pushtet (regjim) monarkik. Shtete monarkike.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONARKÍST,~E mb. Që lidhet me monarkinë ose me monarkistët; i monarkisë ose i monarkistëve; që mbështetet në monarkizmin; monarkik. Shoqëri monarkiste. Ide (pikëpamje) monarkiste. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MONARKÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që përkrah dhe që mbron monarkinë, pasues i monarkizmit; anëtar i një partie monarkiste. Situata kontrollohej nga monarkistët.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONARKÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që përkrah dhe që mbron monarkinë, pasuese e monarkizmit; anëtare r një partie monarkiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONARKÍZ/ËM,~MI m. Sistemi monarkik dhe parimet e qeverisjes së monarkisë. Mesjeta ishte kulmi i monarkizmit. Është ithtar i monarkizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONASTÍK,~E mb. Që lidhet me manastirin, që i përket manastirit, i manastirit. Vendbanim monastik. Kompleksi monastik i Apolonisë. Urdhër fetar monastik. Universitet monastik.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë