Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MANGANÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Kripë në të cilën anioni përmban mangan dhe oksigjen, veçanërisht anioni MnO4 ose një kripë që e përmban atë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANGANÉZ,~I m. Mangan.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANGANÍN/Ë,~A f. Aliazh rezistent me tri metale, i cili përmban zakonisht 86% bakër, 12% mangan dhe 2% nikel. Tela me manganinë të emaluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANGANÍS (MANGANÓS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtyp lirin në veglën e manganit. E hidhnin lirin në ujë, e linin disa ditë, e thanin dhe pastaj e manganisnin.2. Lënur leshin.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANGANÍSJ/E,~A f. Lënurje e leshit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANGANÍSUR (i, e) [MANGANÓSUR (i, e)] mb. Që është rrahur në mangan (për lirin). Li i manganosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MANGANÍSËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që lënur leshin, lënurës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë