Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÉSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT anat. Penjëz.
JAM vep., QÉSHË, QÉNË jokal. 1. Rroj, jetoj, gjëllij. S’është më ka vdekur. - Qofsh me jetë! (ur.). - Rrofsh e qofsh! (ur.). - Mos qoftë! (mallk.). Gjithë ç’jemi. Na ishte njëherë. Sot jemi, nesër s’jemi s’jemi të përjetshëm.
2. Ndodhem diku ose duke bërë diçka, gjendem. Jam në shtëpi (në shkollë, në punë, në mbledhje). Do të jemi te një shok do të vemi për vizitë te një shok. Është në udhëtim po udhëton. Jam në (me) shërbim. Është nën armë (në ushtri). Jemi në valën (në zjarrin) e punës. Është në përfundim e sipër. Nuk ishin të gjithë. Jemi që jemi... me që ndodhemi... Jam brenda (jashtë). S’është këtu (atje). Kudo qoftë (kudo që të jetë). - Ku je? Nga (ku) janë e nga (ku) s’janë të gjithë pa përjashtim. Të shohim ku jemi e ku s’jemi të shohim gjendjen, të shqyrtojmë punën etj.
3. Kaloj një gjendje, jetoj një gjendje të caktuar; kam një veti, një tipar, një aftësi a diçka tjetër që më vë në një gjendje të caktuar; kam arritur një gjendje të caktuar (edhe në një varg njësish frazeologjike). Është i ri (i zoti, trim). Është i gjatë (i madh, i shkurtër). Është e domosdoshme (e kuptueshme, e lehtë, e rëndë). Qofsh i lumtur (i gëzuar)! (ur.). Jeni i lirë! (zyrt.). Qenka i marrë! Sa është? ç’moshë ka. I vetmi është (bised.) është shumë i zoti, s’e ka shokun. Ishte i krimbur me para. Ishte gacë në para. - A je burrë? Ishte fishek (fig.). Është lule (fig.). Jam akull (fig.). Qe nën barrë (vjet.). Është gjethe plepi. Është djalli (shejtani) vetë (bised.). Është dora vetë. Është për t’i pirë dollinë. Nuk është prej guri. Është bilbil (shpatë) nga goja. Është qime e gjallë (fig.). Është me gjashtë gishta (fig.). S’është nga ata burra. Është njeri pa njeri. Është i punës (i gojës, i fjalës, i pushkës, i gishtit). Jemi të mendimit se... Është me shkollë. Ka qenë me grip. Është në moshë. Qe në merak (në qejf). Është me dallgë (fig.). S’është në gjendje (në rregull). Nuk është pa gjë. Është në hava (fig.). Është me vend. Jam më dysh. S’është në të (në vete). - Je ndër mend?! Është jashtë botës. S’është në këtë botë (në këtë dynja). Është (ende, akoma, hala) te ura. S’është në orë të mira. - Si je? - Qofsh shëndoshë! (ur.). - Gëzuar qofsh! (ur.). - Të qofsha falë! (ur.). Është plot (bosh). Jam mirë (keq). Isha ngushtë. Isha krunde (fig.). Është kaluar (fig.). S’është dosido. S’është gjëkundi (asgjëkund). Është në pelena (dikush). Ishte për tokë. Është për lumë (fig.). Është mbi ujë. Është (njeri) me vulë. Ishte me litar në grykë (fig.). Është në buzë të greminës (të humnerës) (fig.). Ishte në ditë të hallit (për t’i qarë hallin). Është portë pazari (fig.). Është në shtratin e vdekjes. Është si grosha shtatë javë (fig.). Është me një këmbë në varr (fig.). Ishte në teh (në presë) të briskut (të shpatës, të thikës) (fig.).
4. I përkas dikujt, kam lidhje farefisnie ose lidhje të tjera me të, kam të bëj me të. Është yni. Është i biri (e bija, e ëma). Është djali i Arbenit. Janë vëlla e motër (kushërinj, burrë e grua). Janë farefis. Janë bashkëfshatarë (bashkatdhetarë). Janë të një gjaku. Janë shokë (miq) të vjetër.
5. vet. v. III I përket dikujt a diçkaje, është pronë e dikujt a pjesë e diçkaje; lidhet ngushtë me të, i takon. Libri është imi. Kjo është për ty. Është e të gjithëve. S’është e askujt. Kjo derë është e dhomës së gjumit. Kjo burmë është e sahatit. Kjo fushë është e Domosdovës. Ato kodra janë të Durrësit. Këto banesa janë të lagjes sonë.
6. E kam prejardhjen, vij, rrjedh. Jemi nga një fshat. Është nga një familje patriotësh. Është nga malësia (nga Elbasani, nga rrethi i Lezhës). Ishte nga ata të malit. Ishte nga një shtresë e varfër. - Nga je?
7. Më duhet të bëj diçka, kam për të bërë diçka; kam prirjen për të bërë diçka, kam dëshirë për të, e pranoj a e pëlqej. Jam për rrugë. Jam për t’u nisur. Jam për ta vendosur nesër. S’jam me këtë zgjidhje. S’është për punë. Jam në anën e tij e përkrah atë. Jam me ty pajtohem me ty dhe të përkrah.
8. vet. sh. Bëhemi (si numër, si sasi). Ishin shumë (pak, mizëri, mizë lisi). Sa ishin? Ishin pesë vetë.
9. vet. v. III Ndodh, ngjan, bëhet; fillon. Nesër janë zgjedhjet. - Kur është mbledhja (ndeshja, shfaqja)?
10. vet. v. III Ka. Janë ca punë që s’i lë dot. Janë ca njerëz që... Janë shumë (mjaft, boll).
11. vet. v. III Duhet, do (me një folje në paskajore). Është për të vënë re. Është për të thënë. Është për të vënë në dukje. Janë për t’u lavdëruar. Është për të ardhur keq. Ishte për t’u bërë do të bëhej patjetër.
12. Përdoret me folje në përcjellore dhe së bashku me të jep gjendjen ose vijimin e një veprimi. Është duke punuar po punon. Isha duke mësuar po mësoja.
13. Përdoret si folje ndihmëse për të ndërtuar kohët e përbëra të foljeve pësore dhe vetvetore. Jam rruar. Është ftohur. I janë përveshur punës. Ishte mësuar. Qe mbyllur brenda. Si qenka bërë!
✱Sin.: rroj, jetoj, gjëllij, ndodhem, gjendem, qëndroj, vij, rrjedh, ndodh, ngjan, bëhet, fillon, ka, duhet, do, bie, paraqitet, ndihem, bëj.
♦ Jam në *ajër. Është në *balancë (diçka) libr. Jam *brenda. Sa për të qenë *brenda. Janë të një *brumi. Janë të një *çanaku përb. Jam *çark më çark (me dikë). S’është *çudi. Nuk është për t’u çuditur. Është me *damkë (dikush). Është prapa *derës (diçka). Është në *dorë (në duar) (të dikujt). Janë të një *dore. S’është në këtë dynja (*botë) (dikush) përçm. Është prapa dynjasë (prapa *botës) (dikush). Jam (mbeta) pa një *dysh. Jam *dhëmbë për dhëmbë (me dikë). (Është) sa për *emër (dikush a diçka). Jam në *errësirë (për diçka). Jam *esëll (në diçka) Të qofsha *falë! ur. Është në *fije (në fill) (dikush). Është *fishek (dikush) bised. Jam (mbeta) *fishek bised. Jam deri në *fyt. Është *i gishtit (dikush). Është (i zoti) *i gojës (dikush). Jam (rri) në (ndër) *grepa. Jam deri në *grykë. Jam në *gjendje. S’është për *gjë (dikush). Nuk është pa *gjë (dikush). S’është *gjëkundi (dikush). Është në *gjumë (dikush). S’është në *hatulla (dikush) keq. Është (qëndron, mbeti) në *hava (dikush a diçka). Jam (u bëra) *helm (e pikë). Është me *heqësit (dikush). Është me *hënë (dikush). Është (rron) në *hijen (e dikujt) keq. Jemi që jemi meqë ndodhemi këtu tani ose meqë ia filluam diçkaje. Nga janë e nga s’janë të gjithë pa përjashtim; nga të gjitha anët. Qe si qe e u bë si *ka shaka. Sa të jetë *jeta. Qofsh me *jetë! ur. Është (hipur) në *kalë (dikush). Është (flet) *kaluar (dikush). Është më (në) *këmbë (dikush). Kjo është ç’është! iron. kjo është më e mira, më e bukura, më e çuditshmja etj. nga gjithë sa kemi parë, sa kemi provuar e sa kemi dëgjuar; është e çuditshme. *Ku janë e ku s’janë. S’është *kurrkund (dikush). S’është në *liq (dikush). S’është *tamam (nga koka) (dikush). Është (ka mbetur) *krunde (dikush). *Larg qoftë! Është (flet) pa *leqe (dikush). *Lipsur qoftë! Është *lule. Është për *lumë (dikush). Jam *majë më majë (me dikë). Është për *mall (diçka). A je ndër *mend? Nuk është në *metër (dikush). Është me *nam (dikush a diçka). Me *nder qofsh! Sikur është në *të nëntin (dikush) shaka. Jam (bie) *ngushtë. Është sa për *numër (dikush). Jemi *një me një (me dikë). (Është) *një me një (diçka). Nuk është në *okë (dikush). Është (rri) nën *ombrellën (e dikujt). Është me *orë (dikush). Nuk është *i paktë (dikush a diçka). Jemi *paq (me dikë). Është me *pehriz (diçka) tall. Është në *pelena përçm. Është (mbeti) *pezull (varur) (dikush a diçka). Është *përtokë (dikush) a diçka). S’është në *rregull (diçka a dikush). Është me rreze (ka *rreze) (dikush a diçka). Është *rriqër (dikush). S’është *për t’u sharë (dikush a diçka). Janë të një *sharre. S’është *i shëndoshë (në diçka). Është në *shpërgënj (dikush) mospërf. Jam me *shpirt (pas dikujt a pas diçkaje). Nuk është në *taketuke (dikush) bised. S’është në *terezi (dikush). S’është në *të (dikush). *Ti qofsh! (ju qofshi!). Është (ka mbetur) *trokë (dikush). Jam *tym. Nuk është në *të thellat (dikush). Jam *thikë më thikë (me dikë). Është me *thonj (dikush) keq. Është e *udhës. Jam (gjendem) në *udhëkryq. Jam mbi *ujë. Jam as në *ujë e as për ujë. Është (ka mbetur) (ende) tek *ura (dikush) iron. Është (rri) jashtë *valles (dikush). Është (mbeti) varur (*pezull) (dikush a diçka). Jam (si) mbi *vezë. Është në *vijë (diçka a dikush). Është me *xhinde (dikush). Është në *zgrip (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë