Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ËNDËRRÚES,~E mb. 1. Që i pëlqen të ëndërrojë, që ëndërron t’i plotësohet një dëshirë e zjarrtë a të arrijë një qëllim të lartë. Njerëz ëndërrues. Poetë (dijetarë) ëndërrues. Të rinj ëndërrues.
2. Që largohet nga bota e vërtetë e rron me ëndrra të kota, që ka prirje të ëndërrojë gjëra të paplotësueshme, që rron me fantazira. Rrëshqiti në gjendjen e largët ëndërruese.
3. Që shpreh ëndërrim, që duket sikur ëndërron. Sy ëndërrues. Zë (ton) ëndërrues.
✱Sin.: ëndërrimtar, ëndërritës, ëndërrtar, vegimtar, romantik, utopist, vegimor.
ËNDËRRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ëndërron t’i plotësohet një dëshirë a që t’ia arrijë një qëllimi. Ëndërrues i zjarrtë. Ëndërrues ambicioz.
2. Ai që largohet nga bota e vërtetë e rron me ëndrra të kota, ai që ka prirje të ëndërrojë gjëra të paplotësueshme, ai që rron me fantazira. Ëndërrues i pandreqshëm.
Ë́ND/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. Pamje që shohim në gjumë, varg vegimesh, figurash, ngjarjesh etj. që na shfaqen kur flemë. Ëndërr e keqe (e frikshme, e llahtarshme, e çuditshme…
Shfaq përkufizimin e plotë →ËNDËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur ëndërroj. Ëndërrim i ëmbël. Zgjohem nga ëndërrimi.2. psikol. Lloj i veçantë i imagjinatës kur njeriu krijon në mendje figura, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ËNDËRRÍNJ vep., ~A, ~UR vjet., jokal. Ëndërroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ËNDËRRÍT vep., ~A, ~UR jokal. Ëndërroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ËNDËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Shoh diçka në ëndërr; shoh një ëndërr; më shfaqen në gjumë vegime, figura, ngjarje etj. Ëndërrova tërë natën sikur udhëtoja me anije. Ëndërrova s…
Shfaq përkufizimin e plotë →ËNDËRRÓR,~E mb., poet. Që është i ëndërrt, që është si në ëndrra. Peizazh ëndërror. Pushime ëndërrore.
Shfaq përkufizimin e plotë →Ë́NDËRRT (i, e) mb. Që është a që bëhet si në ëndërr, fantastik; shumë i këndshëm. Udhëtim i ëndërrt.
Shfaq përkufizimin e plotë →ËNDËRRTÁR,~E mb., poet. 1. Ëndërrues, ëndërrimtar. Poet ëndërrtar. Sy ëndërrtarë. Vështrim ëndërrtar.2. Që është si i pavërtetë, si i parë në ëndërr; fantastik. Udhëtim fantastik e…
Shfaq përkufizimin e plotë →ËNDËRRTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT poet. Ai që ëndërron shumë, ëndërrues.
Shfaq përkufizimin e plotë →ËNDËRRÚAR (i, e) mb. Që është dëshiruar me zjarr prej dikujt; që ka qenë si ëndërr për dikë. Fitorja e ëndërruar. Lumturia e ëndërruar. Djali i ëndërruar. Dita e ëndërruar erdhi më…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë