Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ËMBËLS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i ëmbël ose më i ëmbël një frutë në pemë ose një perime gjatë procesit të pjekjes. Ëmbëlsohet molla (rrushi, qershia). U ëmbëlsuan dardhat. Ëmbëlsohet domatja.
2. Bëhet e ëmbël ose më e ëmbël një gatesë, duke i shtënë sheqer a diçka tjetër të ëmbël. Ëmbëlsohet kadaifi (revania, bakllavaja).
3. vetv. Ha diçka të ëmbël dhe ndiej shijen e saj në gojë; fut diçka të ëmbël në gojë për të larguar shijen e hidhur, të kripur a të thartë. U ëmbëlsua me llokume (me mjaltë, me karamele).
4. fig., vetv., vet. v. III Bëhet i butë, zbutet (për motin a për klimën). Ëmbëlsohet moti. Është ëmbëlsuar shumë dimri.
5. fig., vetv., vet. v. III Nuk dhemb a nuk djeg më si më parë, fillon pak nga pak të përmirësohet e të shërohet (për një plagë, një lungë etj.). U ëmbëlsua plaga.
6. fig., vetv. Më kalon a më largohet zemërimi, qetësohem nga fjalët e mira e të ëmbla që më thotë dikush, zbutem; bëhem më i butë, më i dashur e më i shoqërueshëm; vet. v. III zbutet një gjendje e acaruar, qetësohet diçka; nuk ka më vrazhdësinë a ashpërsinë që kishte ose që shprehte (për fytyrën, për sjelljen, për fjalën etj.). Kohët e fundit është ëmbëlsuar (dikush). U ëmbëlsuan fjalët. U ëmbëlsuan marrëdhëniet. U ëmbëlsua në fytyrë u çel duke shprehur kënaqësi për diçka.
7. fig., vetv., vet. v. III Bëhet i këndshëm, i gëzueshëm a i lumtur (jeta a puna e dikujt, biseda etj.).
8. fig., vetv., vet. v. III Bëhet më pak i pjerrët, vjen më i shtruar e jo fare thikë; bie më butë e më qetë. Ëmbëlsohen shpatet. Ëmbëlsohet rrjedhja e lumit. Ëmbëlsohet rruga.
9. fig., vetv. Mësohem me diçka dhe fillon të më pëlqejë duke mos m’u dukur më e huaj apo e papranueshme; filloj ta ndiej a ta kuptoj dobinë që kam prej diçkaje. U ëmbëlsuan me jetën e fshatit.
10. euf., vetv. Më zë sëmundja e tokës.
11. pës. e ËMBËLSÓJ.
✱Sin.: ëmbëltohem, mëlcohem, përmjaltem, mjaltohem, mëlcohet, ëmbëltohet, zbutem, sheqeroset.
ËMBËLS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të ëmbël ose më të ëmbël një ushqim, një pije a një gatesë. Ëmbëlsoj reçelin (hallvën, çajin, shurupin).
2. I jap dikujt të hajë diçka të ëmbël. I ëmbëlsova miqtë me revani. Na ëmbëlsoi me llokume. E ëmbëlsoi me sheqerka dikë e mori me të mirë dikë, me qëllim që ta gënjente, që të nxirrte përfitime prej tij.
3. Më bën që të ndiej ëmbëlsi në gojë. Ma ëmbëlsoi gojën me mjaltë.
4. vet. v. III Ia pakëson kripërat e tepërta a lëndët e tjera të dëmshme (për tokën). Ëmbëlson tokën.
5. fig. E bëj të këndshme, të gëzueshme a të lumtur (jetën e dikujt, bisedën etj.). Ia ëmbëlsoi jetën. E ëmbëlsoi bisedën. Ia ëmbëlsoi pushimet.
6. fig. Qetësoj dikë që është zemëruar, me fjalë të mira e të ëmbla, e zbut; zbut një gjendje të acaruar; i heq vrazhdësinë a ashpërsinë diçkaje. E ëmbëlsoi plakun. I ëmbëlsuan marrëdhëniet.
7. fig., keq. E zbukuroj diçka sa për sy e faqe, e vesh një mendim me fjalë të bukura e të buta, që fshehin përmbajtjen e vërtetë; sheqeros. E ëmbëlsoi ndodhinë.
8. fig., bised. Bëj që t’i pakësohet dhembja, dëshpërimi a hidhërimi, ia bëj më të lehtë. Ia ëmbëlsoi dhembjen (plagën).
9. krahin., euf., jokal., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Më ther pak, më sëmbon; më dhemb. Më ëmbëlson në anën e majtë. Më ka ëmbëlsuar tërë natën në brinjë.
✱Sin.: ëmbëltoj, mëlcoj, përmjalt, mjaltoj, përmjalt, zbut, sheqeros, dhemb.
ËMBËLSÍ,~A f. 1. Të qenët i ëmbël në shije, vetia e diçkaje që është e ëmbël. Ëmbëlsia e sheqerit (e mjaltit, e rrushit, e verës, e gështenjës).2. Cilësia e diçkaje që ta ka ënda t…
Shfaq përkufizimin e plotë →ËMBËLSÍM,~I m. Veprimi kur ëmbëlsoj diçka ose kur ëmbëlsohem. Ëmbëlsimi me mjaltë.✱Sin.: ëmbëltim, mëlcim, zbutje, sheqerosje, therje.
Shfaq përkufizimin e plotë →ËMBËLSÍQ,~E mb. Që është fare pak i ëmbël, shumë më pak i ëmbël nga ç’duhet; i ëmbël, por pa shije; i pakëndshëm. Shije ëmbëlsiqe. Qumështor ëmbëlsiq.
Shfaq përkufizimin e plotë →ËMBËLSÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjell. Ëmbëlsirë me fare pak sheqer ose që ka sheqer shumë më pak nga ç’duhet; gatesë e ëmbël, por jo e shijshme. Kishte gatuar një ëmbëlsiqe për dark…
Shfaq përkufizimin e plotë →ËMBËLSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjell. 1. Gatesë që bëhet me sheqer, me mjaltë, me reçel a me diçka tjetër të ëmbël; lloje të ndryshme të kësaj gatese. Ëmbëlsira tradicionale shqiptar…
Shfaq përkufizimin e plotë →ËMBËLSÍSHT ndajf. 1. Me ëmbëlsi, ëmbël, butë. Flet ëmbëlsisht. E pyeti ëmbëlsisht të birin. I buzëqeshi (e vështroi, i shkeli syrin) ëmbëlsisht. Tingëllon ëmbëlsisht. E përkëdheli …
Shfaq përkufizimin e plotë →ËMBËLS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të ëmbël ose më të ëmbël një ushqim, një pije a një gatesë. Ëmbëlsoj reçelin (hallvën, çajin, shurupin).2. I jap dikujt të hajë diçka të ëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →ËMBËLSÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë i ëmbël ose që është bërë më i ëmbël nga ç’ka qenë. Sallatë frutash e ëmbëlsuar me mjaltë.2. fig., keq. Që është thënë me fjalë të ëmbla sa pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ËMBËLSÚES,~E mb. Që shërben për të ëmbëlsuar diçka (për një lëng a për një ushqim).
Shfaq përkufizimin e plotë →ËMBËLSÚES,~I m. sh. ~, ~IT Lëndë që shërben për të ëmbëlsuar diçka. Biskota me ëmbëlsues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë